LSDM: Do të votojmë ligjin për gjuhët, mënyra e votimit përgjegjësi e Xhaferit

0

Shumica parlamentare nesër do të bëjë tentimin e rradhës për të votuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e tretë. Në bazë të kordinimit që kanë pasur partnerët e koalicionit qeveritarë, seanca ku në rend dite do të jetë edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve është planifikuartë fillojë në orën 13.

Nga kabineti I kryeparlamentarit nuk japin informacione për mënyrën se si do të votohet nesër Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nëse do të diskutohne apo jo mbi 35 mijë amandamentet e VMRO-së. Këta të fundit kanë konfirmuar praninë e tyre në seancën e nesërme. Ata kanë paralajmëruar tashmë disa herë se rast mos shqyrtimi të amendamenteve ndaj Ligjit të gjuhëve, shumica do të rrezikojë proceset reformuese.

Javën e kaluar seanca e 32 plenare, ku duhej të diskutohej për ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk u zhvillua. Kryeparlamentari fajin e hodhi tek disa deputet të LSDM-së të cilët , sipas tij, kishin ndryshuar mendje sa i takon votimit të ligjit.
Nga partia maqedonase në pushtet i mohuan keto deklarata të kryeparlamentarit, duke potencuar se ligji është votuar dy herë dhe do të votohet edhe herën e tretë, por se për ata e rëndësishme është që kjo të realizohet në përputhje me Rreguloren e Kuvendit.

Të pyetur se përse ndryshuan mendje sa i takon votimit të ligjit dhe këmbënguljes së tyre për respektimin e rregullores, burime brenda LSDM-së thanë për Almakos, se është përgjegjësi e kryeparlamentarit se si do të vendosë të rrjedhë procedura për votimin e ligjit dhe nëse do të diskutohen ose do të hidhen poshtë amandamentet e VMRO-DPMNE-së. Nga partia në pushtet thonë se nuk presin që VMRO-DPMNE-ja “ urtë e butë” të pranojë votimin e ligjit pa diksutuar amandamentet.

Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi miratimin e ligjit të gjuhëve brenda javës në vijim./ALMAKOS