LSDM vetë e 20-ta hyn në zgjedhje

Njëzet e dy parti politike që janë në koalicionin e kryesuar nga LSDM, sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me moton “Jetë në Maqedoni për të gjithë”.
Para liderëve të partive nënshkruese të Marrëveshjes, kryetari i partisë të LSDM Zoran Zaev tha se koalicioni vjet u paraqit së bashku në zgjedhjet parlamentare tani është zgjeruar edhe me parti të tjera, siç tha, vendosën që të përkrahë ndryshimet që sjellin jetë në Maqedoni.

“Formuam koalicion parazgjedhor, të udhëhequr nga LSDM-ja, për zgjedhjet lokale. Dalim hapur, e dëgjojmë zërin e qytetarëve që zgjodhën bashkim, e jo ndarje”, tha lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Ai shtoi se klima politike në Maqedoni është ndryshuar dhe se qytetarët janë të çliruar nga shtypjet dhe frika dhe besojnë në ndryshime.

“Qytetarët e gjithë shtresave kanë mundësi të marrin pjesë në ndryshime dhe këtë gjë e bëjnë. Për këtë shkak jam i bindur se ky koalicion pas ndryshimit në nivel qendror, do të sjellë ndryshime edhe në nivel lokal në zgjedhjet e 15 tetorit dhe do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve Zaev konfirmoi se kandidati i tyre për kryetar të komunës Qendër do të jetë Sasha Bogdanoviq, kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së në Qendër.

Comments

comments