Luana Vjollca thyen heshtjen, ja e vërteta me fansin e çmedur

Luana Vjollca thyen heshtjen, ja e vërteta me fansin e çmedur

Ka kaluar gati një javë pas incidentit me fansin e fiksuar pas saj, ndërsa Luana Vjollca ka thyer heshtjen. Ajo, përmes menaxherit të saj, ka mohuar të ketë marrë lule nga Besmir Lila, përveç shqetësimeve dhe ndjekjeve, dhe se është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të “sëmuri mendor”.

“Është një rast i paprecedentë që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marrë dhe as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përveç shqetësimeve e përndjekjeve me muaj të tërë.

Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjesë e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmangë në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!,” përfundon menaxheri i saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë 32-vjeçari, Besmir Lila, banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, që mbante me vete edhe një armë pa leje ishtë vënë në ndjekje të prezantueses Luana Vjollca, teksa kthehej nga puna për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”.

Kur ai i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, të dashurin e saj Krenar Çoçaj.

Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku.

Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të.

Madje Lila ka nisur edhe të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj.

Mes të dyve ka pasure një përplasje fizike, madje Lila ka nxjerrë edhe armën që mbante pa leje, por ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur më të keqen. /albeu.com/