LUFTA E DYTE BOTERORE / Të gjitha përsetë e kasaphanës

Një botë e dominuar nga raca ariane: në një analizë të fundit, ishte ky objektivi i Adolf Hitlerit, dhe ishte kjo arsyeja përse shpërtheu lufta. Një ëndërr e çmendur që kushtoi 71 milionë jetë njerëzish

Eshtë konflikti i shfarosjeve në masë, i kampeve të përqëndrimit dhe bombardimeve ajrore mbi qytete, i nazizmit të Hitlerit dhe fashizmit të Musolinit, i sulmit japonez në Pearl Harbour dhe bombave atomike amerikane mbi Hiroshima dhe Nagasaki: me 71 milionë viktimat, shumica civilë, tmerri i Luftës së Dytë Botërore është në një farë kuptimi, edhe më i prekshëm se ai i Luftës së Parë. Nga fundi i saj, në 2 shtator 1945, vetëm shtatë dekada na ndajnë, por fillimi i konfliktit shkon prapa me gjashtë vite: në 3 shtator 1939, Britania dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë së Adolf Hitlerit, fajtor për sulmin kundër Polonisë. Casus belli, i krijuar në një tavolinë nga Führeri, ishte një mashtrim: një gjoja sulm i gjoja ushtarëve polakë, në radiostacionin gjerman të Glaivicit (sot Glivica, në Poloni).

Në atë rast, humbën jetën dy ushtarë të paditur: ishin të parët e një konflikti që nisi në Evropë, e u zgjerua gradualisht duke përfshirë, më shumë se 80 shtete në të gjithë botën. Dy palë kundërshtare, por edhe dy blloqe ideologjike: shtetet demokratike kundër shteteve të sunduara nga regjimet totalitare. Por, cilat ishin motivet që çuan në shpërthimin e përplasjes së dytë të madhe? Një intervistë me Giovanni Sabbatuccin, një nga historianët më të mëdhenj të kohës sonë, profesor universiteti, gazetar dhe autor i veprave të shumta të historisë moderne dhe bashkëkohore …

Comments

comments