Lufta e humbur në tavolinë

Nga Nazim Alimi

Viti 2001 ishte vit i mirëpritur për shqiptarët dhe për shtetet mike të shqiptarëve, për arsye se golgota dhe diskriminimi i shqiptarëve po vazhdonte në shtetin e ashtuquajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Strukturat sllavo-maqedonase duke përfshirë boshtin ruso-serbo-sllav nuk po bindeshin për barabarësi me shqiptarët, duke na konsideruar si skllevër dhe duke mos na pranuar të drejtat që na takojnë. Diskriminimi i tyre ishte një skenar për të na dëbuar nga trojet tona dhe në këtë plan kishin sukses.

Krismat e vitit 2001 ishin gëzim, me shpresën se do të vjen në shprehje drejtësia dhe ne si popull përfundimisht do të realizojmë të drejtat që na takojnë duke qenë popull i barabartë në këtë shtet.  Për këtë kishim përkrahje të madhe nga vendet tona mike.  Në disa raste edhe Nikola Pano, eksperti  për Ballkanin ishte fokusuar në çështjen tonë dhe sugjeronte që të kërkohet barabarësia pasi që ajo i takonte popullit shqiptar që është në numër të konsiderueshëm në Maqedoni.

Doli Marrëveshja e Ohrit, e cila ishte një mashtrim i madh për shqiptarët. Me këtë marrëveshje, u anashkalua amaneti dhe gjaku i dëshmorëve, të cilët rrokën armën për liri dhe barabarësi, duke mos qenë edhe më tej nën thundrën e maqedonasve, si popull që ende ruan ekskluzivitetin në këtë vend. Përveç kësaj, u mashtrua edhe diaspora shqiptare, e cila me dekada kontribuoi për ditë më të mira për shqiptarët. Kjo diasporë e jona mendoi se kemi udhëheqës politik të shëndosh, por doli ndryshe, sepse doli se kishim udhëheqës që kishin e kanë fjalë boshe dhe pa fije turpi na lanë si një fëmijë jetim. Kontributi diasporës është shumë i madh sepse ata ndanë kafshatën e bukës së tyre të fituar në mërgim për ti ndjenjur ballë thirrjes vendlinja thërret.

Pas 2001, filloi dhe rrit korrupsioni, kriminaliteti, prostitucioni dhe gjërat e këqija, duke marrë rrugën e gabuar dhe të keqe, e disa duke u arsyetuar në emrin e luftës.

Skandali edhe më i madh me diplomat e dhëna pa asnjë përgjegjësi dhe moral, me nota të blera, pa dije dhe me kuadro të dalura nga këto universitete, që nuk janë konkurrentë në arsim. Skandalet nuk u ndalën duke vijuar me pagesën e vendeve të punës, ku për një vend pune u dhanë qindra mijëra euro.

Por edhe këto punësime ishin e keqe e dyfishtë, sepse gjithë këta të punësuar ishin kuadrot më të dobët, pa asnjë përgatitje profesionale dhe me diploma të blera. Në shumë raste kemi të bëjmë me administratorë kukulla që nuk kanë peshë në vendet e tyre, ose janë shëndërruar në shërbëtor të shefave të tyre maqedonas. Gjithë këta që nuk kontribuan sa do pak për vendbanime e popullin e tyre, duhet sa më parë të largohen dhe t’ia lirojnë vendet njerëzve që dijnë dhe kanë guxim për ti ndjenjur përballë punës që kanë si obligim. Gjithë këto padrejtësi janë të njohura dhe njerëzit nuk do të heshtin një ditë. Drejtësia do të del një ditë në shesh dhe rinia është ajo që premton dhe që do të marrë punët në dorë, e ata që bën gjithë atë zullum do të paguajnë hakun.

Intelektualët e shëndosh shqiptarë nuk duhet të heshtin, por duhet ti bashkëngjiten të vërtetës, për të përmbysur të pavërtetën. Fajtorë do jenë ata që bashkëpunojnë me këta keqbërës. Ata nuk duhet lejuar që të na marrin në qafë rininë dhe të ardhmen e popullit tonë, sepse çdo ditë e humbur është shumë e çmuar.

Fshatrat e lagjat shqiptare sot e kësaj dite janë pa kushte elementare, pa kanalizime, pa ujë e shumë të këqija të tjera. Kjo është si pasojë e mashtrimit, por ky mashtrim është krim.

E nga ana tjetër, kemi investime që janë bërë në zonat maqedonase, gjegjësisht në Maqedoninë Lindore, ku janë çuar gjithë ato investitor të huaj me sugjerimin e Qeverisë. Ndërsa në vendbanimet shqiptare është një situatë e tmerrshme, sepse nuk ka investime, por eksod të vazhdueshëm të të rinjve, që ikin ditë e natë në heshtje, pasi që nuk shohin ardhmëri, nuk kanë shpresë për një vend pune dhe nuk shohin se do të vijë ndonjë ditë e bardhë për ta.

Nuk ka familje maqedonase me 2 deri 4 anëtarë që nuk ka të punësuar së paku 3 anëtarë, duke përfshirë edhe pensionet e majme që i marrin shumica prej tyre, që shumica janë sa një rrogë mesatare. Janë ndihmat sociale të ndryshme që i ndahen në mënyrë speciale familjeve maqedonase, edhe pse një pjesë e madhe nuk plotësojnë kushtet.

Ky diskriminim institucional po ndodhë në heshtje, dhe është më keq se në kohën e çubrilloviqëve dhe planit të Naçertanjes serbe.

Partitë shqiptare janë të stërmbushura me njerëz shërbëtor dhe interesxhinjë që pushtetin e shohin vetëm për pasurim dhe për ti shërbyer qarqeve sllavomaqedonase. Disa prej tyre dalin si agjentë me misione të dyfishta e trefishta. Kjo situatë dhe dalja në skenë e këtyre njerëzve nxjerrë në sipërfaqe grindjet, dëmtojnë interesin shqiptar dhe shkatërrojnë urat e komunikimit ndërshqiptar. Ndërkohë, ata flasin për patriotizëm vetëm e vetëm për të fituar pushtet duke u kthyer në strofullën e vet të interesave.

Sikur ky negativitet të ishte shfrytëzuar për të mirën e popullit tonë, ne do të ishim më mirë dhe do të kishte përparime në sfera të ndryshme.

*Autori është veprimtari disavjeçar i çështjes kombëtare që jeton dhe vepron në Çikago të SHBA. Ai ka qenë përkrahës i shumë nismave kombëtare, ndërsa edhe sot vazhdon me këtë mision, duke qenë një përkrahës i lirisë, të drejtave të shqiptarëve dhe fjalës së lirë

Comments

comments