Luftë e ashpër për vota, deputetë e ministra në aksion

Lufta e ashpër për vota ka bërë që partitë politike në zgjedhjet lokale të garojnë me deputetët dhe funksionarë të lartë të shtetit.

Deri më tani rreth 10 deputetë janë kandidatë për zgjedhjet lokale, kurse vëmendje më të madhe mori kandidimi i ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari në garën për kreun e Gostivarit.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndëishme dhe do të numëroj cdo votë më shumë ose më pak, që të tregohet mbështetjaq e qeverisë aktuale, ndërsa tek partitë shqiptare që të tregohet se kush e gëzon mbështetjen e elektoratit, thekson analisti Xhelal Neziri.

“Në këtë situatë partitë vendosin që të garojnë me personalitete të cilat do ti sjellin më shumë vota. Në anën tjetër, për shkak të politikave të këqija kadrovike janë mbyllur ndaj figurave të reja në parit”, thekson ai.

Ndërkaq, politikologu, Mitko Gaxhovski vlerëson se një nga arsyet është edhe funskioni më stabil i kryetarit të komunave. (INA)

 

 

Comments

comments

SHPERNDAJ
Artikulli i meparshemMaqedonia në prag të recesionit