“Luftë” e madhe në BDI…!?

0

Lufta kishte filluar që kur BDI u bë pjesë e pushtetit me LSDM-në. Njerëz të pangopur të partisë së UÇK-së dëshirojnë që vdekja ti gjejë në kolltukët e pushtetit. Por lufta ishte e heshtur mes fjalëve duke qarkulluar nëpër kafenetë afër selive të degëve të partive në të gjithë qyteteve. Kush do të ngel drejtor, e kush do të zëvendësohet, kush do të bëhet, kush do të jetë më i forti në parti, e kush me i forti në çarshi, është një nga luftërat më të reja në partinë e Ali Ahmetit këto ditë. Ky debat dhe kjo situatë po zihet në BDI, informon Tetovasot.

Sipas portalit, pas shkarkimit të të gjithë drejtorëve të ASH-së së Selës, lufta  është ashpërsuar, duke hedhur edhe bomba për njëri tjetrin, vetëm që dikush të vazhdojë mandatin edhe katër vite, e dikush të bëhet, dikush të mbajë me dy duar karrigen e dikush t’ia tërheq karrigen.

Lufta vazhdon për 69 vendeve për drejtor dhe 25 zëvëndës, ku për këtë po zhvillohet një betejë e brendshme.(INA)

Komentet

komentet