“Luftë” mes bukuroshesh, prishet miqësia e ngushtë midis Zaiminës dhe Morena Tarakut?!

Dihet publikisht se midis modeles seksi nga Kosova Morena Taraku dhe këngëtares gjithaq seksi Zaimina Vasjari, ka një miqësi të ngushtë.

Ose më saktë kishte… Një foto e publikuar nga Morena, e cila i drejtohet shoqërisë false ka ngjallur dyshime. Sipas një hulumtimi të portalit “Lajmi.net”, dy vajzat kanë zhdukur nga llogaritë përkatëse në rrjetet sociale, çdo gjurmë të njëra-tjetrës. Pozat e shumta që zeshkanet tërheqëse kishin bashkë, tashmë nuk janë më. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një miqësi të marrë fund. Ç’të ketë ndodhur vallë mes bukurosheve?!

Comments

comments