Macja e zezë ia pret rrugën, “fat” i zi për Bilall Kasamin? (VIDEO)

Macet e zeza dikur janë konsideruar kafshë të shenjta, por gjatë gjithë historisë janë bërë “një simbol i së keqes”.

Paragjykimi për takimet me macet e zeza dhe efektin e tyre negativ mbi lumturinë tonë dhe zhvillimet e mëtejshme, në një farë mënyre është bërë pjesë e kulturës sonë. Sot në marshin që kishte organizuar kandidati i Lëvizjes BESA për Tetovën, Bilall Kasami, macja e zezë ia preu rrugën dhe kaloi nga krahu i djathë në të majtë.

Sipas disa legjendave në shumë vende të Europës, ku macet e zeza shihen akoma si ‘fat i keq’, ekziston një shenjë akoma më e keqe kur një mace e zezë të ndërpret rrugën. Por duket se gjermanët e kanë lehtësuar disi këtë legjendë duke thënë se kur macja kalon nga e djathta në të majtë është lajm i keq, por  ngelet vetëm një legjendë që nuk duhet besuar.

Ndryshe kandidatëve për kryetar komune ju kanë ngelur edhe dy ditë për të bërë fushatë ku me 15 tetor do të jetë edhe dita përfundimtare për dikë, ndërsa dy kandidatët më të votuar do të shkojnë në raundin e dytë. /TetovaSot/

Marshi i BESËS, marshi i shpresës

Posted by Bilall Kasami on Thursday, October 12, 2017

Comments

comments