Macron president i ri i Francës

Emmanuel Macron i është drejtuar popullit francez, në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e tij, Macron tha se sot është hapur një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, tha 39-vjeçari Macron.

Ai tha se me gjithë fuqinë e tij, do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në 5 vjetët e ardhshme.

Macron ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot e kanë votuar të.

Ai u zotua se në Francë do të ketë siguri dhe do të ketë “unitet të kombit” dhe siç tha, “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftojë me gjithë forcën time kundër ndasive që ne na ndajnë”, tha Macron.

Macron tha se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhë në arenën ndërkombëtare. Ai u zotua se do të mbojë interesat e Francës dhe imazhin e shtetit.

Ai ka falënderuar presidentin Francois Hollande për punën e bërë në 5 vitet e fundit.

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje

Ndërkaq, liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen , pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ia ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

Francezët sot zgjodhën presdientin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë.Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macron. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nxjerrë fitues, Emmanuel Macron.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numrimit të pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Presidenti aktual i Francës, Francois Hollande, përmes një deklarate ka thënë se fitorja e Macronit në zgjedhjet presidenciale, tregon se shumica e francezëve kanë dëshiruar që të bashkohen rreth “vlerave të Republikës”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Comments

comments