Mali i Zi/”Flamuri kombëtar nuk mund të përdoret në institucionet shtetërore ku shqiptarët përbëjnë shumicën”

Qeveria e Malit të Zi kohë më parë ka miratuar Propozimin e ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Me këtë ligj definohet e drejta për zgjedhje, përdorim dhe shfaqje publike të lirë të simboleve kombetare të përfaqësuesve të popujve pakicë dhe të pakicave nacionale në Mal të Zi.

Lidhur më këtë ka reaguar Lidhja Demokratike Shqiptare duke deklaruar se ”Ligji që aq shumë u promovua, cenon përdorimin e lirë të flamurit të pakicës, në institucionet shtetërore, në komuna ku pakica përbën shumicën”. Sipas kësaj i bie që në komunat ku shqiptarët janë shumice nuk lejohet përdorimi i flamurit kombëtar në institucionet shtetrore në këto qytete.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e këtij subjekti politik.

Çështja e të gjitha çështjeve është: deri kur shqiptarët duhet të kënaqën me arsyetime se një zgjidhje, cila do qoftë ajo, është më e mira e mundshmja për momentin? Politika vërtet është arti i të mundshmes, por gjysmëzgjidhjet nuk bëjnë pjesë në këtë definicioni. “Më e mira e mundshme”, nuk është zgjidhje, por është gjysmëzgjidhje, prandaj edhe promovimi që po i bëhet këto ditë këtij ligjit, janë të çuditshme, kurse për ne të papranueshme. Të papranueshme, sikurse është edhe vet propozim-ligji në fjalë. Sepse, fjala është edhe për një ligj diskriminues për ne shqiptarët, i cili edhe tutje cënon përdorimin e flamurit kombëtar, sidomos kur është në pyetje përdorimi institucional i tij. 
Ligji që aq shumë u promovua, cenon përdorimin e lirë të flamurit të pakicës, në institucionet shtetërore, në komuna ku pakica përbën shumicën. Ai, sipas këtij ligji mund të valvitet i lirë në institucionet e komunës, edhe aty ku pakica përbën një numër të konsiderueshëm, mund të përdoret edhe në ahengje private, por jo edhe në institucionet shtetërore, madje as aty ku pakica përmban shumicën.

Comments

comments