“Mallkoj gjithë meshkujt që sapo martohen….ndërsa unë rri si qyqe në shtëpi”

“Mallkoj gjithë meshkujt që sapo martohen….ndërsa unë rri si qyqe në shtëpi”

Duket se ndërrimi i vitit nuk ka qenë i këndshëm për të gjithë, të paktën jo për Marselën. Ajo është një e sapomartuar, e cila është irrituar keq mbrëmë me bashkëshortin e saj, saqë ka shpërthyer në mallkime për të gjithë meshkujt si i shoqi.
Por, çfarë e ka mërzitur kaq shumë Marselën?

I shoqi i saj ka qëndruar deri vonë në shtëpi, e më pas është larguar duke e lënë vetëm atë.

Kështu, Marsela shprehet se ka ngelur si qyqe në shtëpi, teksa bashkëshorti i saj argëtohej.

Ja çfarë shkruan ajo në redaksinë e JOQ, teksa ka edhe një mesazh për meshkujt:

Mallkoj gjithë meshkujt që sapo martohen i marin nuset dhe i lënë në shtëpi për festa, një femër s’ka nevojë të hajë sepse ngopet me aromën e gatimeve , ajo  ka nevojë për argëtim të paktën njëherë në vit e meriton të dali, e jo të ëndërrojë për kaq gjë, por mashkulli që ka në krah t’ia bëj këtë ëndërr realitet.

MENDONI VEC 1 -HER PER FEMREN QE KENI NE KRAH, KAFSHË!!!

Jam femër dhe jam mërzitur në maksimun se po rri si qyqe n’shpi.