Manchester United befason Ibrahimovicin (Foto)

Zlata Ibrahimovic edhe sezonin e ardhshëm mund të luajë në Manchester United

E ardhmja e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic ende mund të jetë e lidhur me Manchester Unitedin, pavarësisht se nuk iu është vazhduar kontrata.

Tabloidi britanik, The Sun shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do t’i ofroj kontratë të re sulmuesit suedez, përcjell Express.

Thuhet se stafi mjekësor i klubit angolez ka mbetur i habitur me përparimin që ka bërë Ibrahimovic gjatë seancave rehabilitimit nga lëndimi.

Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim në prill të këtij viti, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur fillimin e sezonit të ri.

Kjo kishte bërë që Unitedi të mos vendos për vazhdimin e kontratës së suedezit. Por, në ditët e fundit ka ndryshuar gjithçka.  Ibra edhe sezonin e ardhshëm mund të luajë në Manchester United. /Express/

Comments

comments