Mandzukic rrëfen skandalin pas finales së Championsit: Ja sherri Bonucci-Dani Alves

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e Champions Leagues.

Në një intervistë për tabloidin britanik “Metro:, sulmuesi kroat ka hedhur dritë për sjellen skandaloze mes dy futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”, shkruan SYRI.net.

“Dua t’i hesht thashethemet për grindjen e shëmtuar që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Juventusit. Ishte thjesht grindje mes Bonuccit dhe Dani Alves, ndërsa tani, fatmirësisht gjithçka është e qetë. Këta ishin që krijuan incidentin në natën e finales, pasi janë persona me karakter të kundërt me njeri-tjetrin. Dani Alves nisi të vallëzonte me Sambën e tij duke mos i interesuar se çfarë do të ndodh nesër. Mua nuk më pengoi dhe shkova tek dollapi im, por Leo jo, sepse për të, Liga e Kampionëve ishte një obsesion. Ai shkoi tek Dani dhe i tha që do t’ia thyej këmbët nëse nuk e ndal muzikën në 3 sekonda. Dani tha që nuk i interesonte, pasi që ai tashmë ka fituar 3 Champions League, ndërsa Bonucci ende asnjë. Pastaj Leo e kapi Danin për fyti dhe aty erdhi Allegri për t’i ndarë i cili mori një vendim si një lider i vërtetë. Atij nuk i interesoi se kush e filloi grindjen, sepse pas ndeshjes do t’i largojë të dy. Ishte një vendim më i zgjuar deri më tash, sepse tani grupi është i bashkuar dhe nuk e kemi Leon dhe Danin që të na pengojë të fokusohemi”, përfundoi ai.

Tashmë Bonucci është transferuar tek Milanit, ndërsa Dani Alves ka nënshkruar me PSG-në si lojtar i lirë.

Comments

comments