Maqedonasit provokojnë shqiptarët (VIDEO)

Maqedonasit provokojnë shqiptarët (VIDEO)

Në ndeshjen e sotme të Ligës së Parë të Maqedonisë mes Pobedës dhe Shkupit, e zhvilluar në Mogilla, ka ndodhur një incident me konotacion politik. Dy tifozë të Pobedës janë futur në fushë në minutën e 69 të takimit duke mbajtur në duar një flamur maqedonas me 16 rreze dielli, për t’u treguar të pranishmëve se aty ishte tokë maqedonase.  Ky veprim me shumë mundësi ka qenë i nxitur nga fakti i situatës së trazuar politike në Maqedoni kohët e fundit, ku partitë politike shqiptare janë bërë faktor kyç në formimin e qeverisë së re dhe kërkojnë rritje të së drejtave të popullsisë shqiptare.

Ajo që bie në sy më tepër është fakti që dy tifozët nuk i bezdis askush nga forcat e policisë derisa dalin vetë nga fusha, edhe pse veprime të tilla anti-sportive janë kategorikisht të ndaluara.