Maqedoni, as diploma e Harvardit s’bën punë

Në fund të vitit 2006 sipas statistikës së Agjencionit për punësim, ka pasur 147 magjistra të cilët kanë kërkuar punë, kurse dhjetë vite më vonë numri arrinë në 873 të tillë.Në Maqedoni ka numër rekord të doktor shkencash që janë pa punë.


“Shkollohu”, “Dituria është fuqi”, janë disa nga sloganet e fushatës së Qeverisë së Maqedonisë për t’i stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në studime, për të siguruar të ardhmen e tyre.

Dhe një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet. Por, ata sërish mbeten të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional. Ka të rinj të diplomuar edhe në shkolla elitare perëndimore, por që nuk kanë askund vend nga partizanët dhe militantët e partive politike.

Faktori kryesor për të gjetur një punë është libreza partiake, e jo diploma e universitetit apo titujt e arritur shkencor. Shumica e të rinjve theksojnë se janë pengje dhe viktima të kësaj sindrome, për pamundësinë e tyre për punësim në profesion, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në fund të vitit 2006 sipas statistikës së Agjencionit për punësim, ka pasur 147 magjistra të cilët kanë kërkuar punë, kurse dhjetë vite më vonë numri arrinë në 873 të tillë.

Në Maqedoni ka numër rekord të doktor shkencash që janë pa punë.

Bashkimi Evropian së fundi ka tërhequr vërejtjen për administratën e stërngarkuar me aktivistë partiak dhe për nevojën urgjente të profesionalizimit të saj, sidomos në sektorët më të ndjeshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.

Comments

comments