Maqedoni, drejtori i një shkolle rrezikon burg, merrte rrogë më të madhe

0

Njësia për krim të organizuar e MPB-së ka ngritur kallëzim penal kundër një drejtori të një shkolle në Gjevgjeli për keqpërdorim të  detyrës zyrtare. T.D, 46 vjeç nga periudha mars 2010 deri në shtator 2017 si drejtor i shkollës në fshatin Miravci kishte urdhëruar shërbimet e shkollës që ti paguajnë rrogë më të lartë, se sa ajo që është përcaktuar me ligj. Ai në kundërshim me marrëveshjen kolektive për shkollat fillore dhe koeficintët për pagesën e rrogave kishte arritur që të përfitojë rreth 3 mijë euro më tepër për këtë periudhë. (INA)

 

 

Komentet

komentet