Maqedoni: Fëmija lind fëmijë

Nëna më e re në Maqedoni në vitin 2017 është nga Kavadari. Ajo dje solli në botë një djalë të shëndetshëm.

Komuna e Kavadarit tha se fëmija i parë që ka lindur është mashkull. Bëhet fjalë për lindje me prerje cezariane, me ç’rast në botë u sollë një djalë i shëndetshëm.

Gjatë ditës së djeshme në spitalin e përgjithshëm në Kavadar kanë lindur pesë foshnja. Dy foshnja kanë lindur me prerje cezariane dhe tri në mënyrë spontane.

Doktori Branko Popov, shefi i repartit të gjinekologjisë, tha se nëna më e re nga ato që kanë lindur dje dhe në mënyrë spontane, është vetëm 14-vjeçare.

Comments

comments