
Më shumë pavarësi financiare për komunat
Ministri i Mjedisit Jetwsor dhe Planifikimit Hapwsinor, Abdilaqim Ademi theksoi sot se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të Ujërave do të sigurohet pavarësia financiare e komunave.
"Ndryshimet dhe plotësimet bëhen me qëllim që të sigurohet rritja e të ardhurave të komunave në drejtim të shpërndarjes së kompenzimit i cili arkëtohet nga koncesionet e dhëna për shfrytëzimin e resurseve ujore për prodhimin e energjisë elektrike edhe ate në raport 50% për Buxhetin e R. së Maqedonisë, 50 % për buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes lokale në hapësirën e të cilës kryhet veprimtaria e koncesionit", theksoi ministri Ademi.
Sipas tij, ndryshimet e propozuara në sistemin e shpërndrarjes së të ardhurave do të zhvillohen gradualisht, deri më 31 dhjetor 2015 nga të ardhurat e realizuara nga koncesionet e komunave, do të paguhen 75% nga kompenzimet, ndërsa në buxhetit qendror 25 %, ndërsa duke filluar nga 1 janari i vitit 2016 komunat do të fitojnë gjysmën e kompenzimit të paguar nga koncesionet për përdorimin e resurseve ujore.
"Kjo rritje graduale e kompenzimit e cila do t’ju përkasë komunave bëhet me qëllim që në këtë periudhë komunat të kenë mundësi t’i ndërtojnë kapacitetet që kanë të bëjnë me menaxhimin e uëjrave dhe zbatimin e Ligjit të uëjrave. Mendojmë se kompenzimi nga koncesionet për komunat do të paraqesë kontribut të rëndësishëm në buxhetin e tyre, me të cilin ato mund të disponojnë dhe ta shfrytëzojnë për nevojat e qytetarëve në nivel lokal. Me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të planifikuara në Republikën e Maqedonisë me ndryshimin e Ligjit të ujërave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë siguron për komunat burim të rregullt të mjeteve me të cilat do të përforcohet finansimi i pavarur i komunave, që në të njejtën kohë do të kontribuojë drejt rritjes së decentralizimit" potencoi Ademi.
Ai shtoi se me këtë masë, Qeveria pret përmirësimin e objektete të tyre infrastrukturore për menaxhimin e ujërave, dhe përmes të ardhurave të rregullta të siguruara me ndryshimet e propozuara të Ligjit të ujërave, t’ju mundësohet komunave që në mënyrë të pavarur të menaxhojnë me projekte dhe ta sigurojnë kontributin e nevojshëm lokal për sigurimin e donacioneve. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj