
Rikonstruktohet ujësjellësi i Balindollit të Vjetër
Ekipe të Ndërmarrjes publike “Komunalec” – këtyre ditëve janë duke realizuar rikonstruktimin e ujësjellësit të Balindollit të Vjetër të Gostivarit.
Në kuadër të këtij projekti, ndërtohet linja e re e ujësjellësit, respektivisht vendosen tubacione të reja prej te kaptazhi deri te rezervuari me gjatësi prej 250 metrash. Gjithashtu projekti parasheh edhe ndërtimin e kaptazhit të ri, ku do të grumbullohen ujëra nga më shumë burime, me çka do të rritet edhe kapaciteti i ujësjellësit, ndërsa riparohet edhe rezervuari ekzistues i ujit.
Sipas drejtorit teknik të NP “Komunalec”, Vullnet Çerkezi, me intervenimet qe janë në vijim, për një periudhë më të gjatë do të përmbushen nevojat e banorëve të Balindollit të Vjetër, vendbanim ky me rreth 100 amvisëri dhe rreth 400 banorë.
Mjetet për realizimin e projektit në fjalë, janë siguruar nga NP “Komunalec” dhe Komuna e Gostivarit. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj