advertisement
Fillimi | Maqedoni | BFI alarmon ndërkombëtarët për kthimin e pronave
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

BFI alarmon ndërkombëtarët për kthimin e pronave

BFI alarmon ndërkombëtarët për kthimin e pronave

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulemasë , H. Sulejman ef. Rexhepi sot ka pritur ambasadoren e Holandës, Marriet Schurman, takim i cili u realizua në bazë të kërkesës së Ambasadores në fjalë.

Kreu i BFI i prezentoi një letërnjoftim të institucionit të BFI dhe formën apo infrastrukturën e organizimit të BFI duke filluar nga këshilli i xhamisë e deri te Kuvendi i BFI-së, realitetin e enteve të institucioneve edukativo-arsimore, fondacioneve tjera të cilat veprojnë në kuadër të BFI, e sidomos OH “Hilal”. 

“Myslimanët e Maqedonisë janë autokton dhe se jeta fetare islame kultivohet institucionalisht më tepër se 600 vjet dhe se interpretimi i Islamit bëhet në mënyrë autentike dhe nuk jemi nën ndikimin e askujt nga jasht. Jemi institucion multinacional autonom dhe me të gjithë bashkësitë tjera fetare dhe subjekte të ndryshme bashkëpunojmë mbi  parimin e respektit reciprok. BFI dëshiron që shteti të respekton kushtetutën e vendit dhe Bashkësitë Fetare t’i sheh dhe t’i trajton të barabarta para ligjit”, theksoi kreu i BFI-së. 

Ai shtoi se BFI është kundër favorizimit të një bashkësie në disfavor të të tjerave bashkësi fetare. 

“Jemi të pakënaqur me neglizhencën e organeve qeveritare sa i përket kthimit të pronave të BFI, mendojm se nuk ka arsye juridike por krejt kjo bëhet  nga barrierat politike. Kërkojmë prej jush dhe prej mbarë faktorit relevant ndërkombëtar të akredituar në Maqedoni që pushtetit t’i bëhet presion për kthimin e pronave. Sepse vazhdon zullumi i vjetër mbi Bashkësinë Islame”, theksoi Reis ul Ulema, H.Sulejman ef. Rexhepi.  

Nga ana tjetër, ambasadorja Schurman falënderoi Reis ul Ulemanë për takimin e realizuar. Ajo  tregoi realitetin dhe pozicion e bashkësive Fetare në Holandë dhe se u zotua që në takimet e saja me faktorin e brendshëm relevant do të bisedon dhe insiston që të vijnë në shprehje veprimi juridik në Maqedoni dhe mos të dëmtohet askush, sidomos diskriminimi të mos ketë vend në këtë shtet multietnik dhe multikonfesional , ngase perspektiva mund të jetë shumë e hidhur. (INA)

 

Vlerëso tekstin
3.33

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta: Ish udhëheqja komunale ka dëmtuar qytetarët
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me të punësuarit në Sektorin e Urbanizimit, mbajtën konferencë për mjetet e informimit, në lidhje moszbatimin e ...
image
Kapen 16 kg drogë në Tabanoc, në pranga shtetasi shqiptar
Doganierët konfiskuan 16 kilogram marijuanë në vendkalimin kufitar Tabanovcë, të cilën ka tentuar ta  transportoj një shtetas shqiptarë të fshehur në një bombolë me gaz ...
image
Qafë Thanë, hapet Qendra për bashkëpunim policor
Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, sot në mënyrë solemne u hap Qendra e përbashkët për bashkëpunim të policisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë.Hapjen solemne ...
image
Xhaferri: Prioritet ndërtimi i shkollave në vendbanimet shqiptare
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri sot ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re fillore “Sabedin Bajrami” në fshatin Siniçan-Komuna ...
image
Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka akuzuar ashpër qytetarët e Tetovës të cilët në zgjedhjet lokale votuan BDI-në, dhe jo opsionin e PDSH-së.  "Tani do të ...
image
Në Maqedoni qytetarët përgjohen
Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular. ...
image
Fyle më 1 qershor vizitë në Maqedoni
Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle vjen në Maqedoni në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore. ...
image
Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë
Dy javë me parë është shmangur përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë mbi qiellin e Maqedonisë. ...
image
Kosova s'ka ftesë për Samitin e Ohrit
Nga kabineti i presidentit Ivanov, deri tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga apo kryeministrit Hashim Thaçi....
image
Tetova dhe Gostivari angazhohen për zgjidhjen e problemit të deponisë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në një takim kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Gjendja e komunave, problemet e trashëguara dhe ...
image
Vriten dy emigrantë të Maqedonisë në Australi
Një grua dhe një burrë nga Maqedonia me qëndrim të përhershëm në Australi u gjetën të vrarë mbrëmë në banesat e tyre në qytetin Perth. ...
image
Janë kryer procedurat për ekstradimin për “Monstra”
Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti theksoi sot se Maqedonia ka ndërmarrë të gjitha procedurat për ekstradimin nga Kosova,  dy të akuzuarit  për rastin “Monstra” lidhur ...
image
Kryetari Nevzat Bejta i ndan mirënjohje Ismet Fetait, sekretarit të parë të Komunës së Gostivarit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta qëndroi në shtëpinë e Ismet Fetait, ish sekretar i Komunës së Gostivarit dhe ish sekretar i Ndërmarrjes Publike ...
image
Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Spanjë
Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, prof. dr. Ismail Zejneli, prodekanit doc. dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: prof. dr. Asllan ...
image
Athina paralajmëron Shkupin
Evangelos Venizelos, lideri i Partisë Socialiste greke PASOK, e cila është anëtare e koalicionit në pushtet, paralajmëroi se Greqia në qershor përsëri do të vendos ...
Next