
Mirushe Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së
Mirushe Hoxha, ish-nënkryetarja dhe anëtarja e kryesisë së lartë të PDSH-së është përjashtuar nga radhët e kryesisë partiake.
Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të lartë të kësaj partie për agjencinë e lajmeve INA, me ç`rast siç thuhet, Mirushe Hoxha, ish-kandidatja për presidente nga radhët e PDSH-së dhe ligjëruese universitare para tre javëve është përjashtuar nga kryesia partiake.
“Shkarkimi i saj është zyrtar dhe se për arsyet të pyesni lidershipin e kësaj partie”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA përfaqësuesi i lartë i PDSH-së.
Prof.dr. Mirushe Hoxha gjatë ndryshimeve më të fundit të organeve partiake ishte hequr nga detyra e nënkryetares dhe ishte përfshirë vetëm në kryesinë e ngushtë partiake, ndërsa me vendimin e fundit të kumtuar nga lideri Menduh Thaçi, ajo përfundimisht është larguar nga organet e larta partiake.
Mirushe Hoxha lidhur me këtë vendim një javë më parë e pyetur nga INA nuk ka dashur të komentojë lidhur me largimin e saj. Një kohë më parë nga strukturat më të larta partiake u përjashtuan dhe u larguan ish-sekretari i përgjithshëm prof.dr. Metin Izeti dhe ish-nënkryetari Valon Bela. (INA)
Përfundon pa marrëveshje takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili për temë ka pasur planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ka përfunduar pa marrëveshje. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
- BDI nuk dorëzohet për Dollnenin, PDSH drejton akuza (5)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj