
Ministri Bejta vizitoi Komunën e Studeniçanit
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, e vizitoi Komunën e Studeniçanit dhe u takua me kryetarin e komunës Fati Iseni. Gjatë takimit u bisedua për aktivitetet të cilat kjo komunë i ka ndërmarrë në përmirësimin e infrastrukturës, projektet të cilat janë në fazën e realizimit dhe për projektet të cilat kjo komunë do t’i realizoje në të ardhmen.
Kryetari Iseni, në takimin me ministrin Bejta e ngriti iniciativë që në Komunën e Studeniçanit të ndërtohet shkollë e mesme. Ministri Bejta, tha se ka biseduar me kryetarin e komunës që të nisë procedurën për ndërtimin e shkollës së mesme.
“Me kryetarin biseduam që ta nise procedurën si komunë, pasi që kanë nevojë tepër të madhe që të ndërtojnë shkollën e mesme për nxënësit e Komunës së Studeniçanit, për shkak se i plotësojnë kriteret ligjore. Kanë një pjesë të madhe të nxënësve të cilët mund të mësojnë në Komunën e Studeniçanit dhe të mos udhëtojnë në komunat tjera”, u shpreh ministri Bejta.
Gjatë qëndrimit në Komunën e Studeniçanit, ministri Bejta, kryetari i komunës Fati Iseni dhe drejtoresha e qendrës së Rajonit të Planifikuar të Shkupit Aneta Lllozanoska, morën pjesë në fillimin e fazës së dytë për rikonstruimin e rrugës lokale ndërmjet dy fshatrave Koliçani i Epërm dhe Koliçani i Poshtëm.
Kryetari Iseni, tha se përfundimi i kësaj rruge do ta lehtësoje qarkullimin e banorëve të kësaj ane me Shkupin. Ai tha se me ndërtimin e kësaj rruge do të lidhen nëntë vendbanime të Komunës së Studeniçanit, respektivisht të Karshiakës.
“U ndanë 9.5 milion denar nga regjioni i Shkupit. Prej kësaj shume vitin e kaluar u realizuan 5.5 milion denar, ndërsa për këtë vit ngeli që të realizohet faza e dytë respektivisht 4 milion denar. Vitin e kaluar janë realizuar 1 kilometra e 100 metra, ndërsa tani duhen të realizohen rreth 600 metra. Banorëve të kësaj ane do t’u lehtësohet qarkullimi për në Qytetin e Shkupit dhe për një jetë më të mirë”, tha kryetari Iseni.
Ministri Bejta, deklaroi se projekti për rikosntruimin e rrugës, tregon se Komuna e Studeniçanit shumë mirë është duke i shfrytëzuar mjetet të cilat ndahen nga Byroja e Zhvillimit Rajonal të cilat janë të paraparë me Ligjin për Zhvillim të Barabartë Rajonal.
“Kjo komunë me qendrën për zhvillim të rajonit të Shkupit, me projektet e tyre i shfrytëzojnë mjetet nga Byroja për Zhvillim Rajonal. Kjo rrugë është e rëndësishme për këtë vendbanim për shkak se kjo rrugë i lidh mbi 9 vendbanime. Nga rregullimi i kësaj rruge do të përfitojnë qytetarët e Komunës së Studeniçanit dhe qytetarët e këtyre vendbanimeve”, deklaroi Bejta.
Drejtoresha e Qendrës së Rajonit të Planifikuar të Shkupit, Aneta Lllozanoska tha se tash vazhdohet me rikonstrumin e rrugës me gjatësi 600 metra, shuma e të cilës është 4 milion denar. Ajo tha se me mjetet e miratuara prej 9.5 milion denar, do të rikonstruohen rreth 1700 metra rrugë.(INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj