advertisement
Fillimi | Maqedoni | Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë

Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë

Në Shkup është mbyllur protesta paqësore dhe se të gjithë protestuesit janë shpërndarë nga godina e Qeverisë.

Siç informon agjencia e lajmeve INA, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të Qeverisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontan të protestës dhe protestuesit. 

 

14:20 - Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”.  Turma ka mbërritur para Qeverisë.

 Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë. 

Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje "Vrasës", "Stop procesve të montuara", "Shqipëri Etnike".  ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare "Allahu Ekber". 

Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës. 

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.  (INA)





07:34 - Në disa qytete të Maqedonisë sot janë paralajmëruar protesta të vetëorganizuara të shqiptarëve. 

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, bëjnë të ditur se qytetarët do të protestojnë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”. 

Oraret e mbajtjes së këtyre protestave janë caktuar menjëherë pasdite, pas lutjeve të së premtes. 

Protestat kanë nxitur debate lidhur me organizimin dhe mesazhet që do të përcillen nga këto protesta, pasi që protesta e javës së kaluar në Shkup mori kahjen edhe të një proteste me karakter fetar, për shkak të flamujve islam dhe thirrjeve fetare nga grupe të  caktuara të protestës. 

Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë shprehur të përmbajtura lidhur me protestën. Partia në pushtet BDI ka bërë thirrje për një protestë të qetë duke shmangur incidentet dhe shkeljen e rendit. 

PDSH opozitare ka ftuar shqiptarët që të mos dalin në këtë protestë, duke mos ditur siç thuhet organizatorët dhe aventurat e tyre si dhe të mos ndërlidhen aspektet fetare me ato kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Partitë e tjera politike nuk janë deklaruar lidhur me mbajtjen e këtyre protestave. 

Faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. 

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se po ndjekë të gjitha porositë në internet lidhur me organizimin e protestave të paralajmëruara dhe se organet  e rendit do të bëjnë punën e tyre për të siguruar rendin dhe qetësinë. 

Thirrje për protesta janë bërë edhe nga rrjete sociale maqedonase. Në një nga thirrjet që ka marrë mbështetje masive është ajo e një grupi të ashtuquajtur “Protesta para qeverisë”, ku thirren qytetarët për të protestuar të shtunën para Qeverisë. Sipas mesazheve të bëra ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. (INA)


 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (21 publikuar):

xiki në 11/05/2012 08:59:02
avatar
Cfar hutije po behet brenda perbrenda popullit shqiptar!Aliu thot,dilni ne protesta,Thaci thot mos dilni, se kjo pun nuk ka krye.I mjer populli,qe nuk ka krye te shendosh.Kur ka mjegull,kopeja shpartallohet,ndersa ujku ben dasem!Vaj vaj...
Thumbs Up Thumbs Down
7
Zhelina në 11/05/2012 15:24:41
avatar
Kur tha bre Alija dilni ne protesta, pse rren, a se sheh se ka hy ne vrime te miut dhe zeri nuk i ndihet. Ku ka ftyre me Alija te dale para popullit...i harxhoi me krejt ska me cka te lipje..dhe lirisht le te zhduket andej nga erdhi.
Thumbs Up Thumbs Down
9
gjergji në 11/05/2012 15:25:24
avatar
a ju jeni te .. po asnje flamur shqiptare po edhe ai maqedon nuk eshte slave eshte i flipit te tribaldeve e lekes -jemi mysluman bertasin -po si nuk bertiti njeri njemi shqiptare ne tokat tona ...
Thumbs Up Thumbs Down
-8
avni arifi në 11/05/2012 15:31:36
avatar
PO KUJE O ALI GRUJEVSKI QKA JE MSHEFUR SE NE ZVICER KISHE FJAL TE MDHA E TASH JE STRUK SI MI E NUK PO DUKESH E KU ASHT AJ PATRIOTIZMI YT
Thumbs Up Thumbs Down
8
bislim në 11/05/2012 15:45:18
avatar
alis ja dham ma pare votat qe ckana bani se ndajt ather kur u dasht se mur pare, thaci na ka ngel nuk ka tjeteer
Thumbs Up Thumbs Down
-3
Ardi në 11/05/2012 15:51:17
avatar
Erdhi puna qe "specijallcit" ti mbrojne "KOMANDATET", nuk ka deshmi me te mire se cfare politike udheheq ky subjekt politik BDI!

Posht tradhtaret!
Thumbs Up Thumbs Down
6
Ardi në 11/05/2012 15:51:44
avatar
Erdhi puna qe "specijallcit" ti mbrojne "KOMANDATET", nuk ka deshmi me te mire se cfare politike udheheq ky subjekt politik BDI!

Posht tradhtaret!
Thumbs Up Thumbs Down
9
Arusha në 11/05/2012 17:20:58
avatar
Mua me duken demostrata korekte kesaj radhe ne Shkup. Secila paroll asht e drejt, asht per drejtesi dhe pa urejtje ndaj askujt. Poashtu flamujt qe i kam pa jan kombtar. Besoj qe secili shqiptar, pa mar para-sysh bindjeve fetare dhe politike mund te solidarizohet me kete protest.
Thumbs Up Thumbs Down
-2
Mustafa në 11/05/2012 18:26:36
avatar
Une e di pse shume muslimanve ju mungon Intelegjenca?Sepse lexojn vetem nje liber.
Thumbs Up Thumbs Down
-18
HYSI në 11/05/2012 18:28:52
avatar
O NJERZ HIQNI ATA FLAMUJ TE TALIBANVE SE NEU E KEM KTU AVGANISTAN EDHE FLAMUJT E TURQVE SEPSE NUK E KEM TURQI ATY , MOZOMAKEQ PER JU KINSE SHQIPTAR TE MAQEDONIS MARRE JU QOFT PO LARGONI ATA NJREZ RRAHNI DIGJENI FLAMUJT E TYRE SE NE PO LUFTOJM PER KOMB E JO PER FE O TE MARRET E ZOTIT MARRE MARRE MARRE JU QOFT JUVE,QE NUK DINI TA MBRONI IDENTITETIN E JUAJ ; JINI APO SJINI SHQIPTAR ; PERNDRYSHE THIRRENI TURKUN E LE TJU NDIHMON O MUTAT E MAQEDONIS KINSE SHQIPTAR ; BRE VEHABIST MUTA JINI ALLAHU JU KALLT .
Thumbs Up Thumbs Down
-11
1 2 3 next total: 21 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next