advertisement
Fillimi | Maqedoni | Të rinjt shqiptarë: Po na dëmtojnë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Të rinjt shqiptarë: Po na dëmtojnë

Të rinjt shqiptarë: Po na dëmtojnë

Një grup të rinjsh shqiptar nga Shkupi dhe qytetet e tjera në Maqedoni, përmes një letre kanë reaguar ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që kanë keqpërdorur protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare. 

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka grupe të caktuara që dëshirojnë të njollosin këto protesta me karakter kombëtar. Kemi grupe të caktuara sociale të implikuara në aspektin fetar dhe që janë verbëruar pas qëllimeve dhe idealeve të tyre fetare dhe kjo i jep shkas që maqedonasit të na njollosin në forma tjera dhe duke i dhënë kahje protestës se ka qenë për qëllime fetare dhe jo kombëtare”, thekson grupi i të rinjve shqiptarë nga Shkupi.

Sipas tyre, individë të caktuar kanë udhëhequr një pjesë të turmës dhe kanë bartur altoparlant, duke bërë thirrje fetare dhe duke shenjëzuar po ashtu me simbole fetare. “Ne nuk dijmë se cilat janë problemet tona fetare dhe kush po ndalon. Problemi është kombëtar dhe në të ardhmen duhet të ketë organizim nga forcat progresiste të të rinjve që kanë taban kombëtar dhe dijnë të artikulojnë kërkesat kombëtare dhe të ngrenë zërin kundër diskriminimit dhe dhunës në Maqedoni”, apelojnë të rinjt. 

Janë grupe fetare dhe sekte të ndryshme në Maqedoni që shpeshherë janë inflirtuar në qarqet politike dhe synojnë vendosjen e çështjeve fetare para atyre kombëtare. 

Grupi i të rinjve shqiptarë ka apeluar që në të ardhmen shqiptarët të protestojnë me flamurin e shenjtë kombëtar dhe plisin e bardhë. (INA)

 

Vlerëso tekstin
1.62

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

Gentos në 11/05/2012 17:48:44
avatar
Ju lumt. Shqiptaria mbi te gjitha!

Feja le te rrije ne Shtepi apo ne Xhami.
Thumbs Up Thumbs Down
-18
AlbMuslim4Life në 11/05/2012 20:08:03
avatar
O vogelusha. Nese nuk i dini problemet fetare te shqiptareve atehere me mire rrini te shpija siq rrine idhujt tuaj aliu, menduhi dhe rufiu. Po ku ka problem me te madh fetar se kur shteti thote se: Muslimanet jane terrorista.
Heren tjeter pini ma shume tambel dhe rrini te shpija.
Thumbs Up Thumbs Down
27
besim në 11/05/2012 20:23:42
avatar
na dilni bre burra me emer e mbiemer kush jane keta te rinje apo mos valle jane te rinjte e bdi-s,pjese e identitetit tone eshte edhe ISLAMI edhe do ta mbrojme deri ne vdekje i pelqej dikujt apo jo
Thumbs Up Thumbs Down
3
Shqipevetemshqip në 11/05/2012 21:01:13
avatar
Ja, ja paskan nisur me komentu kto vehabistat e arbaisë. Marre ju qofte! ketu nuk ka te beje me Ahmuta e Thaca por me popullin Shqiptar. Shqiptari e ka flamurin Kuq e zi, ne qofte se nuk ju doket shkoni në Arabi apo ne Afganistan e rrini atje bashk me talibanet.
Thumbs Up Thumbs Down
0
bashkeatdhetari nga SHBA në 11/05/2012 21:22:59
avatar
AlbMuslim4Life.Po te ishe Ai qe deklarohesh ne plot kuptim te fjales dhe si i takon besimit tone komenti yt do te ishte ma tolerant e jo me plot urejtje.Qe eshte me e keqja urejtja yte eshte kendra vellaut tand te besimit dhe te gjakut e jo kundra armikut.Me keto deklarata e sjellje qe i beni kinse ne mbrojtje te besimit Islam,ju i sillni dam me te madh si besimit por edhe kombit.Besimin,besimtari i mire e praktikon me mesimet e Kuranit madhor dhe synnetin e Pejgamberit,a.s.qe as njeri e as tjetri nuk na mesojne te sillemi ne kete menyre por ne te kunderten na mesojne te jemi tolerant dhe te urte ndaj njeri tjetrit,ndaj besimtareve te besimeve tjera etj.pra me nji fjale mesime qe po te ndjeken kuri ne bote nuk do te ket trazira.Pa mare parasysh se kush dhe cilit besim i takon e shfrytzon kete per interesa qe jane ne kundershtim te librave te shenjta per ti arijte qellimet e tyre do te pergjigjen para te Madhit Zot diten e gjykimit.Prandaj mos u beni kurban te personave qe kane qellime te ereta dhe e perdorin besimin si vegel.
Praktikoni besimin qe e keni per kenaqesine tuaj personale,kurse punet kombetare ti beni se e keni borxh pa mare parasysh cilit konfesion i takoni.Kushtrimi kombetar ju thret te gjithve dhe te gjithe e keni borxh ti pergjigjeni kushtrimit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
arjan mullaj në 11/05/2012 22:40:21
avatar
feja e shqipetarit eshte shqiptaria fjal te arta te shkruajtura me gjak
Thumbs Up Thumbs Down
0
arjan.mullaj në 11/05/2012 22:53:31
avatar
feja e shqiptarit eshte shqipetaria fjal te arta te shkruajtura me gjak te te madhit VASKO PASHA
Thumbs Up Thumbs Down
-1
flo në 11/05/2012 23:17:38
avatar
Lereni llafet e kota o albmuslim i perbetuar per jete ,,,nuk ka probleme fetare ,ato i nxirrni ju ,jeni aq te verbuar qe nuk shikoni qe nuk behet fjale per luftera fetare por vetem lufte territoresh
Thumbs Up Thumbs Down
1
liquid në 11/05/2012 23:23:57
avatar
leni llafet e kota o albmuslim i perbetuar ,,problemet dhe identifikimi i jot fetar nuk na hyn shume ne pune ,,,,ndoshta te ndihmon te jesh i qete me veten tende,,ka vite qe maqedonasi i provon te gjitha por nuk eshte lufte fetare por thjesht per territore
Thumbs Up Thumbs Down
0
Albi në 11/05/2012 23:58:15
avatar
O zotni albmuslim edhe ne jemi fetar dhe perkrahim ne cdo aspekt islamin por mbi te gjitha jemi shipetar or mik. Me menyren se si protestohet duhet te jemi shume te kujdeshem se kundershtrai shfrytezon gjitha menyrat qe aleatet e shqipetareve(SHBA,BE) ti kthej te anojne nga ana e tyre. Sa i perket protestave edhe ne jemi per protesta por duke treguar aty mbi te gjitha kulture kombetare dhe fetare dhe duke u treguar para nderkometareve dhe gjith opinionit se ne jemi shqiptar te cilet protestojme kunder pushtetit i cili padrejtesisht po na akuzon, po na shkel skajshmerisht dhe po perbuz popullin shqiptar ne Maqedoni skajshmerisht. Mbi te gjitha duhet te tregojme se jemi popull i cili posedon kulture te shekullit 21. Pershendetje te gjitheve.Ishte mendimi im pa keqkuptime.
Thumbs Up Thumbs Down
1
1 2 next total: 16 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next