
Qeveria metodologji të re për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve
Punësimet e shqiptarëve sipas përfaqësimit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit do të ndërpriten dhe do të realizohen punësime drejtpërdrejt nëpër ndërmarrjet publike dhe institucione.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, duke shtuar se metodologjia e re do të jetë më efikase sepse punësimet sipas përfaqësimit nuk janë të mjaftueshme për të arritur numrin e kënaqshëm të shqiptarëve dhe kuadrove të profilizuara, që do të punësohen drejtpërdrejt si nëpunës shtetëror.
Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe administratës do të përgatisin një metodologji adekuate e cila do të vërtetojë se në cilat institucione duhet të realizohen punësimet, aty ku numri i shqiptarëve është simbolik. Por, gjithashtu një nga kushtet kyçe të këtyre punësimeve është që kandidatët do të punësohen në bazë të shërbimeve dhe profesionalizmit të tyre dhe jo vetëm për shkak të lidhjeve partiake.
Zëvendëskryeministri Xhaferi ka theksuar se punësimet e ardhshme do të jenë në përputhje me nevojat e institucioneve publike dhe se sipas tij, analiza do të zbardhë se çfarë kuadro janë të nevojshme dhe çfarë përgatitje duhet të kenë. Kjo metodologji do të vlejë edhe për 300 punësimet e fundit, që akoma nuk janë shpërndarë nëpër institucione. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj