
Dr. Alban Memedi u zgjodh kryetar i DR dega në Strugë
Partia shqiptare, “Demokracia e Re”, në vazhdën e aktiviteteve të veta, në drejtim të konsolidimit të radhëve pas Kongresit të mbajtur para do kohe, sot zhvilloi një aktivitet të këtillë edhe në Strugë, ku u mbajt Kuvendi zgjedhor i Degës së DR-së në Strugë.
Në prani të delegatëve të Kuvendit (kuvendarëve) të kësaj partie, dhe shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të sajë, ku ndër të tjerë ishin të pranishëm edhe kryetari i DR-së, Kastriot Kaxhirexha, shoqëruar nga Fatmir Etemi, Abedin Zymberi dhe Kushtrim Murtishi.
Pas fjalës hyrëse në hapje të punimeve dhe procedurave kuvendore, u miratua edhe rendi i ditës, që parashihte zgjedhjen e kryetarit të Degës së DR-së për Strugë.
Në bazë të propozimit të Komisionit kandidues, për kryetar të degës me aklamacion u zgjodh dr.Alban Memedi, i cili më pas iu drejtua me një fjalë rasti të pranishmëve.
Në fjalën e rastit, kryetari i posazgjedhur, mes tjerash theksoi se “Nëse është humbë një betejë, nuk është humbë gjithçka, ndaj DR, tani synon që ta fitojë luftën. Për ta fituar këtë luftë, nevojitet angazhim petmanent dhe përkushtim, gjë e cila në DR nuk do të mungojë”. Ai poashtu para kuvendarëve propozoi edhe 3 nënkryetarët e Degës dhe sekretarin, që u miratuan poashtu me aklamacion.
Fjalë rasti mbajti edhe ish deputeti dhe zyrtari i lartë i DR-së, Abedin Zymberi, i cili mes tjerash theksoi se pozita e shqiptarëve është në nivel të pakënaqshëm, ndaj DR vazhdimisht e ka ngritur zërin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, për barazi të plotë. Lidhur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, që u ndërpre në mënyrë unilaterale nga Qeveria, Abedin Zymberi theksoi se këtë e bënë sepse numri i shqiptarëve dhe maqedonase do të dilte krejtësisht ndryshe nga numri që ata paraqesin, sepse realisht shqiptarët përbëjnë gati gjysmën e popullatës në Maqedoni.
Kryetari i DR-së, Kastriot Haxhirexha, duke marë fjalën në këtë Kuvend të degës, fillimisht duke përshëndetur në emër të Kryesisë Qëndrore, falënderoi për angazhimin e anëtarësisë në Strugë për riformatimin e ristrukturimin e degës së kësaj partie.
“Me këtë rast, dua që të prekim tre çështje më të debatuara kohëve të fundit, e sidomos rastin e vrasjes së pesfishtë në Smillkovc dhe gjithë asaj që pasoi. Që nga deklaratat e para, disi është sinjalizua se kush mund të jenë vrasësit dhe pas arrestimeve që u bënë, na dalin se “terrorist” na qenkan nje taksist, një zdrukthtar, një grua 60 vjeçare apo edhe një femër 20 vjeçare shqiptare. Jemi dëshmitar se janë përdorë skenarë të këtillë gjatë viteve të fundit, e si shembull konkret po përmendi “masakrat te vreshtat e Rashtakut” apo edhe ndodhitë pas ngjarjeve të Sopotit, ngjarje që i ngjajnë shumë ngjarjeve të fundit”- tha Kastriot Haxhirexha.
Në vazhdim ai shtoi:” Edhe në ngjarjet e Sopotit, kishte një person, një Ramadan Bajrami, i cili për 6 ditë u zhduk, që pastaj të dalë si “dëshmitari kryesor për ngjarjen dhe pas disa vjetësh tëë dalë publikisht e të pranojë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që ka deklaruar. Kjo sipas kësaj është skenar i njëjtë”.
Më pas Kastriot Haxhirexha, duke elaboruar këtë ngjarje makabre, tha: “Edhe tani kemi një “Ramadan Bajrami” që 6 ditë është mbajtur nga policia apo organet maqedonase dhe tani del si dëshmitar kryesor. Në një shtet normal dhe demokratik, nuk mundet që personi i cili ka dërguar njerzit tek vendi i krimit, i ka pritë të kryen krimin dhe pastaj ti çojë tek familjarët e tash llogaritet si dëshmitar. Ai së paku duhet të jetë si një nga personat kryesor e jo si dëshmitar”.
“Me këtë, pushteti maqedonas dëshiron që shqiptarët ti paraqes me çdo kusht jo vetëm si destabilizues të rajonit, por tani ti etiketojë edhe si fundamentalist islam. Ka edhe margaritar tjerë në këtë process, e si shembull janë deklaratat e ministres se brëndshme që apriori se kryesit e veprës do të marrin dënimin maksimal, pa u vërtetua fajësia në gjyq”.
Lidhur me qëndrimin e DR-së në gjithë këtë ndodhi, për të cilën DR është deklarua publikisht, Kastriot Haxhirexha shtoi: “DR i bashkohet kërkesave të asociacioneve joqeveritare në nismën e tyre humane dhe njerzore e hyjnore, që të bashkohen kur cenoet qenja shqiptare, për një bashkëpunim de bashkëveprim i të gjitë subjekte shqiptare në Maqedoni”.
Sa u përket protestave paqësore të ditëve të fundit në Maqedoni, Kastriot Haxhirexha shtoi: “DR, këto protesta i sef si shpreje e një mllefi dhe rezultat i urrejtjes dhe padrejtësive, sulmeve, goditjeve që u bënë mbi qytetarët shqiptar në Maqedoni që nga viti 2001 por edhe para vitit 2001. Unë personalisht dhe DR-ja, vlerësojmë se ngjarjet e fundit janë vetëdijesim i popullit, që gjithnjë e më tepër po skollohet dhe ne jemi krenar për këtë vetëdijesim. DR përkrahë dhe mbështetë këto protesta paqësore, për të mos lënë hapsirë që ata të manipulohen nga askush”-përfundoi kryetari i DR-së, Kastriot Haxhirexha. (M.Latifi/INA)



Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj