
BDI miraton vendime për zhvillimet e fundit në Maqedoni
Këshilli i Përgjithshëm i BDI në mbledhjen e rregullt të mbajtur në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël, pas debatit dhe analizës së zhvillimeve të fundit në vend miratoi disa konkluzione lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Konkluzionet përfshijnë 10 pikat që ndërlidhen kryesisht me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc, reagimet pas saj, operacioni "Monstër" lidhur me arrestimet e të dyshuarëve dhe protestat e fundit:
1. distancohet dhe dënon aktin makabër të vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovcit, si akt i cili rëndë prish imazhin e vendit dhe krijon pasiguri tek qytetarët;
2. nënvizon që me rëndësi të vaçant është të respektohet e drejta e pafajsisë deri sa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e fundit;
3. kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në bazë të dëshmive dhe argumenteve bindëse për procesin gjyqësor, si dhe të njoftohet opinioni për motivet e veprës;
4. zotohet se do të vazhdojë me angazhimin për të garantuar proces transparent, të drejt dhe të bazuar në fakte me qëllim që të mos pësojë asnjë qytetarë i pafajshëm;
5. konsideron se vrasësit nuk kanë identitet dhe përkatësi etnike ose fetare, kanë emër dhe mbiemër, kushdo qofshin ata;
6. apelon deri te organet e drejtësisë për proces transparent dhe të drejtë, si dhe zbardhje sa më të shpejt të rastit;
7. kërkon përgjegjësi për shkeljet eventuale gjatë procesit dhe aksionit policor dhe MPB të fillojë menjëherë me kontrollin e brendshëm;
8. apelon deri te subjektet politike në pushtet apo opozitë qofshin, që kjo tragjedi të mos shfrytëzohet për interesa politike ditore;
9. fton të gjithë bartësit e institucioneve publike të përmbahen nga kualifikimet dhe deklaratat që mund të keqkuptohen në opinion dhe nxisin reagime;
10. vlerëson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por konsideron se të njëjtat duhet të zhvillohen në bazë të ligjeve në fuqi;
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj