advertisement
Fillimi | Maqedoni | Takimi Spindelegger - Xhaferri në Vjenë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Takimi Spindelegger - Xhaferri në Vjenë

Takimi Spindelegger - Xhaferri në Vjenë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri, sot në Vjenë u takua me zëvendëskryeministrinë  dhe ministrin austriak për punë të jashtme dhe për euro-integrime, Dr. Michael Spindelegger. 

Dy zëvendëskryeministrat konstatuan se marrëdhënmiet në mes dy vendeve janë të mira, në theks të vecant ato politike, duke shtuar se nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit ekonomikë dhe këmbimit tregëtar. 

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe gjendja aktuale në vend dhe rajon kanë qenë temat për të cilat është biseduar në këtë takim. 

Zëvendëskryeministri Xhaferri u shpreh se mbështetja e Austrisë për integrimin e Maqedonisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Ai tha se në realizimin e këtij qëllimi është më se i nevojshëm zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë fqinje dhe në këtë drejtim ka kërkuar angazhimin më të madhë të Austrisë dhe vendeve tjera të BE-së. 

“Biseduam për gjendjen aktuale te ne që lidhet me integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe padyshim njëra prej pengesave është çështja e gjetjes kompromisit me Greqinë, sepse, bllokada po krijon efekte të padëshirueshme në popullatën në përgjithësi. Unë insistova që zoti Spindeleger t’i animoj apo t’i involvoj më shumë kolegët e tij të Evropës, ministrat e jashtëm dhe të tjerë që të jenë më aktivë në Ballkanin Përendimore dhe më konkretisht në Maqedoni dhe Kosovë që janë probleme më të ndieshme dhe që shpejtë mund të dalin nga kontrolli, që të ndërmiret dicka që të mos lejohet të eskaloj situata. Padyshim, ministri i punëve të jashtme i Austrisë ishte i interesuar me ngjarjet e fundit që ndodhin te ne dhe si ato menaxhohen dhe sa mund të jenë të dëmshme për imazhin dhe për marrëdhëniet e brendshme ndëretnike”, - deklaroi pas takimit zëvendëskryeministri Xhaferri.

Xhaferri dhe Spindelegger kanë biseduar edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe për Samitin që do të mbahet në Cikago.

“Ajo është një prej cështjeve që përherë bisedohet. Edhe pse Austria nuk është formalishtë anëtare e NATO-s, por ka një bashkëpunim, një partneritet kështu shumë të ngjeshur, ose trupa austriake kanë qenë dhe janë në Kosovë në shërbim të paqes, investojnë në atë drejtim, por edhe nga ajo pozita e një shteti joanëtare, ndoshta është edhe më objketiv që mund të ndërmjetësojë. Samiti i Cikagos nuk është Samit që është thirrë për anëtarësime të reja, është një Samit i rregullt, dhe vetëm pengesa ose bllokada e Greqisë pengon  Maqedoninë që të filloj me procedurat e anëtarësim formal në NATO”, theksoi zëvendëskryeministri Xhaferri.

zëvendës kryetari i Qeverisë .Musa Xhaferri në Vjenë do të marrë pjesë edhe në Konferencën e dytë vjetore të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC). (INA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Shkelqim Krasniqi në 16/05/2012 00:20:05
avatar
Po zavendëskryeministër, Musa Xhaferi.
Tepër qesharake dhe absurde kur flitni për Marrveshjën e Ohrit që mbeti kamuflazhë për diskriminimin e shqiptarve në emer të MO ?!
Absurde dhe banale kur flitni për kontestin e emrit të Maqedonisë dhe asnjëherë nuk keni propozuar emrin e vjetër Ilirida ?!
Të gjitha banalitetët e dopsive të juaja politike, po i vuan populli shqiptar me arrestime masive, vrasje dhe burgosje deri në vdekje të djemve dhe vajzave shqiptare, e ju vraponi si "zavendës kryeministër" nëpër Evropë për intergrime të ngrehinës articiale që akoma s'ja gjetët emrin.
Populli i din mirë punët e juaja të politikës sterile dhe të "Robinhudizmit të hajdudit" që nuk u ngopët as me gjakun e popullit tuaj.
Kemi parasyshë o Musa Xhaferi, në vitin 2001 kur ishit në Bruksel, i morët disa miljon Franka Belgje dhe nuk dhatë fletëdeshmi për marjën e mjetëve, dhe as një fletëfaliminderim sepse ato i futët në xhepin tuaj të thellë, kur dorzuesit ju kërkuan fletëdeshmi, ju u përgjigjët : 'Kush jeni ju që kërkoni fletëdeshmi !'.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Mergimtari nga Amerika në 16/05/2012 08:53:18
avatar
E kanë vendosur që kualicionin me maqedonasit Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi të qojnë deri në fund!Në vend që të flasin për problemin shqiptar që ka mbetur në mëshirën e kohës edhe më keq se sa në kohën komuniste,Xhaferi merret me ,,politikën e hollë,,(!)ndërkombëtare me gojën plotë huqe e gafe pa lidhje që vetë njerëzit(tugjarët)e kohës e bëjnë një gjë të tillë.Sa i përket ,,apetiteve,,të Maqedonisë për tu bër anëtar i NATO-s kjo pak si me bërryl Musa Xhaferi.Do të merrni mesazhine e qartë se ,,qeveria jote,,e kualicionit dhe kundërshqiptare do të ngel sërish në klasë!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bejta në “Lutjet e Mëngjesit” në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”, që mbahet në Prishtinë nga data 24 e ...
image
Grupi “Fresk fare” nga Shqipëria sot në Strugë
Grupi artistik i quajtur “Fresk Fare” nga Shqipëria, pas një turneu të suksesshme nëpër shumë qytete të Shqipërisë, sot po qëndron në Strugë, për të ...
image
Tirana dhe Prishtina nuk reagojnë për aktin vandal në Manastir
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir. Deri sot asnjë reagim ...
image
Maqedonasit e duan Serbinë, urrejnë Shqipërinë
Sipas anketës, 66 për qind e maqedonasve vlerësojnë se Shqipëria është një vend me qasje armiqësore ndaj Maqedonisë. ...
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
Incident në Shkup, një i plagosur
Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
Next