
Zv/kryeministrja Arifi në Madrid nuk përmend Kosovën
Zëvendëskryeministrja për evrointegrime e Maqedonisë, Teuta Arifi sot në Madrid nuk ka diskutuar njohjen e Kosovës nga shteti spanjoll, pasi që Spanja është një nga vendet e BE-së që nuk ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës.
Burime pranë partisë shqiptare në pushtet BDI kanë theksuar se zëvendëskryeministrja Arifi duhet të shfrytëzojë këtë vizitë, për të sqaruar dhe arsyetuar njohjen që duhet të bëjë Spanja për shtetin e ri të Kosovës dhe se kjo njohje do të ndikojë në stabilitetin e vendeve të rajonit, me theks të veçantë edhe Maqedonisë.
Dr.Teuta Arifi sot u takua me sekretarin shtetëror për BE në Ministrinë për Punë të Jashtme të Spanjës si dhe me anëtarët e Komitetit të përhershëm për politikë të jashtme dhe anëtarët e Komisionit të përgjithshëm për BE në Kongresin e Deputetëve.
Në komunikatën zyrtare thuhet se gjatë takimit zëvendëskryeministrja Arifi informoi për aktivitetet dhe realizimin e proceseve reformuese në vend, veçanërisht në fushat kyçe , siç janë gjyqësori, administrata publike, liria e të shprehurit dhe fusha të tjera.
Në kuadër të kësaj, Arifi theksoi edhe rëndësinë e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë, si dhe Dialogun Teknik për kapitujt 23 dhe 24, të cilët paraqesin një stimul më shumë për realizimin e aktiviteteve të agjendës evropiane.
Në këto takime u bisedua edhe për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal, si dhe marrëdhëniet me fqinjët, duke u theksuar se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë në përparimin e vendeve të rajonit në përgjithësi. (INA)
Diellza, një skenë nudo tek “Dashuria...”
Diellza Kolgeci është një prej femrave më joshëse të ekranit dhe modës në hapësirën shqiptare. Bukuroshja nga Prishtina është kthyer në ekranin e madh të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj