
BDSH letër të hapur Ali Ahmetit
Bashkimi Demokratik Shqiptar që drejtohet nga Bardhyl Mahmuti i ka shkruar një letër të hapur kreut të BDI-së, Ali Ahmetit pas deklarimit të tij të fundit lidhur me ngjarjet në Maqedoni, vrasjen e pesëfishtë, arrestimet dhe premtimin e tij për garanci për proces të drejtë gjyqësor.
Më poshtë vijon letra e plotë e BDSH-së:
Ju, Zoti Ahmeti, ish Komandat i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në të gjitha fushatat njëpasnjëshme elektorale për pushtetin maqedonas, në cilësinë e Kryetarit të BDI-së “garantove se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga proceset gjyqësore”... Madje fjala “GARANCI” dhe motoja “NE E MBAMË FJALËN!” përbënin shtyllat e propagandës të partisë që udhëhiqni Ju!
Përkundër “garancive” që dhatë gjatë fushatave elektorale dhe ligjit për amnisti, mbi 2000 ish ushtarë të ish UÇK-së janë torturuar në hetuesinë e shtetit maqedonas, për të pranuar veprat penale të cilat nuk i kanë kryer! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!
Përkundër “garancive” që dhatë, qindra ish ushtarë të ish UÇK –së janë dënuar me dënime të rënda ndërsa dhjetëra të tjerë me burgim të përjetshëm! Të gjithë të akuzuar “për vepra kriminale” të cilat nuk i kanë kryer por janë detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë fajësinë apo të ngarkojnë të tjerët për fajet që nuk i kanë bërë! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!
Ju, Zoti Ahmeti, keni qenë në dijeni të plotë për të gjitha rastet! Dhe sa ishe në pushtet Ju heshtnit Zoti Ahmeti!
Përkundër fakteve dhe dëshmive të shumta për pafajësinë e të dënuarve për «Rastin Sopoti 1»
në vend të lirimit të tyre dhe mbajtjes së fjalës elektorale, gjatë bashkëqeverisjes suaj me VMRO-në u konstruktua edhe «Sopoti 2»!
Ju heshtët edhe kur Ramadan Bajrami deklaroi publikisht se dëshmitë e tij ishin konstruktuar nën tortura dhe presion të tmerrshëm!
Ju heshtët edhe kur ish ambasadori amerikan, z. Bigman deklaroi se hetimet e NATO-s kishin sjellë konkluzione se të dyshuarit ishin të pafajshëm!
Ju heshtët edhe kur ish Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, V. Buçkovski, deklaroi se shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por në tërë rajonin e konsiderojnë NATO-n, dhe në veçanti SHBA-të si aleat të tyre dhe se prapa vendosjes së minës në fshatin Sopot mund të qëndrojnë shërbimet sekrete serbe!
Ju heshtët edhe pse e dinit se shqiptarë të pafajshëm, të torturuar barbarisht, vuajnë padrejtësisht dënimet me burg.
Ju, Zoti Ahmeti, kur jeni në pushtet heshtni! Vetëm në fushata elektorale, kur duhet të kërkohet vota e popullit Ju jeni shumë të zëshëm!
Ju ishit shumë të zëshëm edhe për Masakrën e Brodecit! Sepse nuk ishit në pushtet! Ju e dënuat dhunën e ushtruar ndaj fshatarëve të pafajshëm të fshatit Brodec dhe fushatën elektorale e artikuluat me premtimet se do t’i lironi të gjithë të burgosurit e pafajshëm shqiptarë!
Sapo erdhët në pushtet ndërruat diskursin! Ju publikisht garantuat nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga ky proces!
Asnjë shqiptar i arrestuar në fshatin Brodec nuk u lirua dhe qytetarët e arrestuar u dënuan me 190 vjet burg të rëndë! Ju heshtët dhe nuk e ngritët zërin!
Nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë Ju garantuat se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë edhe në rastin e montuar gjyqësor kundër tre ish ushtarëve të ish UÇK-së, Ismail Aqemi, Bashkim Bajrami dhe njërit nga udhëheqësit e luftës, z. Harun Aliu (Komandant Kushtrimi)!
Ju heshtët kur u dënuan me burg të përjetshëm ! Ju heshtët sepse ishit pjesë e pushtetit!
Ju heshtët edhe kur Qeveria e Maqedonisë ekzekutoi në formën mafioze veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala!
Ju heshtët sepse ishit pjesë e Qeverisë së Maqedonisë!
Ju, Zoti Ahmeti, heshtët edhe kur zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski arsyetoi policin maqedonas, Jakim Triunfovskin, se gjoja kishte vrarë nga pozitat e vetëmbrojtjes dy të rinj shqiptar Besnik Shehapin (26) dhe Imran Mehmedin (30) në Gostivar !
Ju heshtët edhe kur Ministria e Brendshme e qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, deklaroi se « Deklarata e Kotevskit është nxjerrë nga konteksti dhe është interpretuar gabimisht !
Ju heshtët plot dy javëve edhe pse opinion publik shqiptar dhe më gjerë u revoltua nga aksioni i Monstrumëve të Qeverisë suaj që terrorizoi popullsinë shqiptare dhe arrestimi i njerëzve të pafajshëm!
Revolta që shkaktoi deklarata e Ministres së Brendshme të qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, e cila në cilësinë e hetueses, e polices që arreston, e prokurores që ngre aktakuzë dhe e gjyqtares që dënon lidhur me “ radikalistët islamik” që kanë luftuar edhe kundër NATO-s ju detyroi të prononcoheni pas dy javësh! Dhe si???
Në intervistën ekskluzive për televizionin shtetëror MTV 2, Ju, Zoti Ahmeti, deklaruat se “ishit informuar nga partnerët e koalicionit se deklarata e Jankullovskës ishte nxjerrë nga konteksti...! dhe garantuat se asnjë i pafajshëm nuk do të pësojë në këtë proces gjyqësor ”
Deklarata Juaj për shfajësimin e Jankullovskës është neveritëse! Por ajo që është e rrezikshme në deklaratën tuaj lidhet me përgatitjen e terrenit që shqiptarët të cilët do të dënohen në këtë proces të montuar gjyqësor të pranohen nga opinioni publik si «fajtor»!
Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se përkundër faktit që Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar me 12 dhjetor 1994 «Konventën kundër torturës, veprimeve dhe dënimeve mizore, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese» realiteti dëshmon të kundërtën: shqiptarët rrihen, poshtërohen, çnjerëzohen, maltretohen, torturohen, dënohen, vriten dhe masakrohen me bekimin e autoriteteve politike të Shkupit!
Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se edhe në këto momente kur lexoni këtë letër të hapur hetuesia e Qeverisë së Maqedonisë torturon shqiptarët për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë!
Opinionit publik shqiptar i kujtohet fare mirë kur në Emisionin «Rruga Drejtë» të TV Alsat-M deklaruat se “ Ja kemi dhënë fjalën Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim këto çështje dhe ne nuk mund të bëhemi të pafytyrë me te!”
Po, Zoti Ahmeti! Këtu e keni dëshmuar veten! Je e mbani fjalën dhe nuk jeni të pafytyrë me ata që shtypin shqiptarët! Po me çfarë fytyre do të dilni të kërkoni edhe një herë mandatit e popullit shqiptar!
Zoti Ahmeti! Është momenti i fundit që të lëshoni Qeverinë antishqiptare të Maqedonisë dhe të bashkohemi të gjithë përreth një platforme të mirëfilltë për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni! Të bashkohemi siç kërkuan ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe të gjitha shoqatat shqiptare në shtetet e demokracive perëndimore!
Vetëm një bashkim i përgjithshëm rreth një platforme unike do të hapte perspektivën për përfundimin e dhunës dhe heqjen e diskriminimit racial që regjimi terrorist i Maqedonisë ushtron ndaj shqiptarëve! (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se tani flasim per nje Ali, i cili jo me Bardhylin, por sdon te kete pune me askend hic, se e di qe nuk do mund te vepronte ne kete forme sikur te ishin aty njerez me renome si Bardhyli, Rufiu etj...!
Ajo qe eshte ka ndodh me neve si shqiptar eshte jashte cdo kufiri dhe pergjegjes eshte Ali Ahmeti. Zerin duhet ngritur secili nga ne. Kjo eshte me teper se interes partijak, eshte interes kombetar qe te shpetojme nga ky deshtim, nga kjo zhdukje qe ngadal po na pergaditet. Bardhyli vetem na rikujton ate qe ka bere dhe thene ali ahmeti dhe kete se luan TOPI shoku Fatmir.
Derisa Bardhyli ishte neper Universitet Zvicerane studjonte ALIU qendronte neper Klube Shqiptare ku LUAJSHIN Googla e pishin Skenderbeg-konjak,aka maKONTRAST ne Bote a don Komment!!!
Edhe kur shkoi ne PDSHshkoi me nje qellim te paster por shpejt e kuptoi se ktu koka Klubi i Dallaverxhive dhe u LARGUA.
I MJER ESHTE AI KOMB QE QE I SHKON MRAPA MJERANEVE:
Publikoni komentin tuaj