advertisement
Fillimi | Maqedoni | Mospranimi i Maqedonisë në NATO, një epilog i pritur
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Mospranimi i Maqedonisë në NATO, një epilog i pritur

Mospranimi i Maqedonisë në NATO, një epilog i pritur

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), përmes një deklarate me shkrim vlerëson se mospranimin i Maqedonisë në NATO ishte një epilog i pritur.

“Epilogu i samitit të Çikagos ishte i definuar me agjendën fillestare  të tij dhe këtë epilog e kishin të qartë të gjithë pjesëmarrësit me përjashtim të politikbërësve të Maqedonisë të cilët me arrogancë nuk pranonin mesazhin e dhënë në vazhdimësi se kompromisi për çështjen e emrit me Greqinë është i paevitueshëm si parakusht për inkuadrimin e vendit në NATO”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Kjo parti vlerëson se lidershipi i Maqedonisë nuk ishte në gjendje ti kuptonte parimet e Aleancës së NATO-s. 

“Një epilog i tillë nxjerr edhe njëherë në sipërfaqe rëndësinë që NATO-ja ia përkushton vendimmarjes me konsensus nga të gjithë anëtarët e saj pavarësisht nga fuqia e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike. Këtë mesazh të unitetit funksional të NATO-s , politika aktuale e Maqedonisë me në krye Nikolla Gruveskin, nuk donte ose nuk dinte ta  kuptojë duke u udhëhequr nga parimet e politikbërjes naive ballkanike duke kërkuar që anëtarësimi i vendit në NATO të bëhej në kundërshtim  me rregullat e funksionimit  të  Aleancës së Atlantikut Verior”, thuhet më tej në reagim. 

RDK konstaton se, mospranimi i Maqedonisë në NATO është pasojë e politikave kryeneçe të cilat z. Gruevski i ka udhëhequr që nga viti 2006, prej kur qeveris me vendin duke filluar me politikat e antikuizimit dhe këmbënguljen e tij se çdo kompromis eventual që do të arrihej, do të duhej të merrte pëlqimin e popullit në referendum.   

“Këto qëndrime jokooperuese të qeverisë Gruveski, me kohë nuk morën parasysh trendët dhe pasojat që u prodhuan nga kriza e madhe financiare dhe ekonomike e cila goditi vendet kryesore anëtare të NATO-s dhe të BE-së dhe në veçanti ka vënë para bankrotit financiar me pasoja të rënda për stabilitetin politik të Greqisë”, theksohet në ragim. 

Sipas RDK-së, mospasja e vizionit dhe mirëkuptimit për  gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët me kohë dhe injorimi i situatës tepër delikate të Greqisë, e bënë të pamundshëm arritjen e kompromisit me Greqinë duke pasur parasysh se forcat radikale politike që janë kundër arritjes së çfarëdo kompromisi  tashmë janë bërë forca dominante politike në Greqi.

“Në një situatë kur trendët politik në fqinjësi dhe në BE janë negative në aspekt ekonomik dhe politik, arritja e kompromisit për çështjen e emrit ndërkombëtar të vendit bëhet edhe më e paqartë dhe më e vështirë. Në një situatë të kësaj natyre, RDK afirmon idenë  se përkundër përgjegjësisë konkrete që i takon qeverisë aktuale  VMRO-BDI, duhet të arrihet një konsensus i gjerë politik në vend dhe të krijohet një qeveri teknike gjithëpërfshirëse për të dalë  nga ky qorrsokak integrues dhe ekzistencial”, vlerëson RDK. 

Në reagim theksohet gjithashtu se, kjo qeveri do të ketë obligim pas organizimit te zgjedhjeve të reja politike në Greqi, me qeverinë e re greke të arrijë kompromisin historik për çështjen e emrit të vendit dhe me pas së bashku me zgjedhjet lokale të organizojë edhe zgjedhjet parlamentare në mars –prill të vitit 2013.

“Realizimi i këtij skenari është real dhe i mundshëm me ose pa VMRO-në e Nikolla Gruveskit . Nëse BDI është serioze në politikat e saja integruese euroatlantike, tash është momenti që edhe praktikisht të demonstrojë një përkushtim real institucional dhe në këtë mënyrë të jep kontributin e saj për tejkalimin e kësaj sfide historike për të ardhmen e vendit.Mosveprimi në funksion të realizmit të kësaj alternative politike do ta radhisë BDI-në në anën e humbësve politikë dhe si një strukturë e cila në një moment historik mbante anën e forcave retrograde politike në vend e cila verbalisht ishte pro proceseve integruese, ndërsa në praktikë vepronte pro politikave të izolimit dhe lidhjes së vendit me struktura ekonomike dhe te sigurisë që e bëjnë Maqedoninë  një ishull të izoluar të Ballkanit Perëndimor”, konstaton RDK. 

Rilindja Demokratike Kombëtare në emër  të idealit të integrimit dhe të bashkimit të kombit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, fton partitë shqiptare në qeverinë  e Maqedonisë që në këtë moment historik për vendin, të veprojë në  dobi  të aspiratave  euroatlantike  të  vendit. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Plagosje me armë në Shkup
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me ...
image
Qeveria e Maqedonisë 20 milion euro në vit për fushata mediale
Qeveria e Maqedonisë për çdo vit harxhon më shumë se 20 milion euro për reklama dhe fushatat mediale. Kjo e dhënë është publikuar në raportin ...
image
Teuta Arifi priti zv/ministren e jashtme Edit Harxhi
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në Tetovë zhvilloi  takim me zëvendësministren  e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi.Gjatë takimit u bisedua për perspektivat ...
image
Garip Kaba drejtor i NP “Komunallno” në Strugë
Garip Kaba, i njohur si ish-deputeti i PDSH-së është emëruar në postin e drejtorit të ndërmarrjes komunale “Komunallno” në Strugë. Kaba ka theksuar se në ...
image
Vendi sot në fazën alerte të të nxehtit
Maqedonia prej sot do të jetë me temperatura të larta dhe shkallën e lartë të Indeksit UV, që njihet si faza e verdhë. ...
image
Temperaturat e larta stërmbushin bregun e Liqenit të Ohrit
Rritja e temperaturave ka bërë që struganët por edhe shumë turistë nga qytetet tjera dhe vendet fqinje t’ia mësyejnë Liqenit të Ohrit....
image
Bexheti takoi raportuesin special të OKB-së
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti sot priti në një takim raportuesin special të OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Frank La Rue.  Ky ...
image
Rama: Berisha të pranojë se nuk ka më takat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një “kënd fjale” në qytetin e Prrenjasit....
image
Dalder: Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë dyerve të NATO-s
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Ivo Dalder thotë se Aleanca akoma nuk ka pëlqim për pranimin e Republikës së Maqedonisë, por se po punohet në atë që 28-të vendet anëtare të dakordohen të arrihet sukses për këtë çështje....
image
Papulas kushtëzon Maqedoninë
Derisa Shkupi insiston në konstruksionin ideologjik të "maqedonizmit", deri atëherë derën e NATO-s do ta mbajë të mbyllur, ndërsa procesin e integrimit në BE të ngrirë, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas. ...
image
Ministri Ademi në fillimin e rikonstruksionit të kanalit të ujërave të ndotura në Haraçinë
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të Projektit për “Rikonstrukcionin e kanalit grumbullues ekzistues në vendbanimin Haraçinë, komuna e Haraçinës”. ...
image
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...
image
OSBE: Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve
"Një organizim i brendshëm i duhur në administratë është kusht i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve efikase dhe miqësore për qytetarët", tha Marcus Rolofs, Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup. ...
image
Pesë kompani shqiptare në skandalin ndërkombëtar të evazionit fiskal
Pesë kompani shqiptare rezultojnë të jenë mes 100 mijë kompanive sekrete të krijuara të krijuara në parajsat fiskale nëpër botë, në atë që njihet si ...
image
Maqedonia nuk rrezikon BE me azilkërkues
Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve. ...
Next