advertisement
Fillimi | Maqedoni | Shkup, Konferenca e rajonale për krimet e motivuara nga urrejtja
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Shkup, Konferenca e rajonale për krimet e motivuara nga urrejtja

Shkup, Konferenca e rajonale për krimet e motivuara nga urrejtja

Këmbimi i praktikave më të mira se si më mirë të trajtohen rastet e krimit të motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes është qëllimi i konferencës rajonale të mbështetur nga OSBE që ka filluar sot në Shkup.

Konferenca rajonale është iniciativë e përbashkët e misioneve të OSBE-së në rajon, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Jashtme. Pjesëmarrësit në konferencë do të këmbejnë njohuritë lidhur me pengesat dhe sfidat në trajtimin efikas të rasteve kanë të bëjnë me krimet e motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes, si dhe mësimet e nxjerra, praktikat e mira dhe modelet më të mira të aplikuara në rajon.

"Krimet e motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë në bashkëjetesën e komuniteteve dhe stabilitetin social, pasi ata janë manifestime të mostolerancës që kanë ndikim të thellë jo vetëm për viktimën, por edhe për grupin me të cilin identifikohet viktima", tha ambasadori Ralf Breth, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

"Veprat penale të kryera me motiv të njëanshëm, si dhe të gjitha format e shprehjes të cilat përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë forma të urrejtjes racore apo të tjera në bazë të mostolerancës, kundërshtojnë drejtpërdrejt vlerat e demokracive bashkëkohore dhe përbëjnë sulm ndaj bashkëjetesës paqësore. Është përgjegjësi e qeverive që të sigurojnë përgjigje adekuate në të tilla raste, ndërsa ne në OSBE jemi këtu për të mbështetur këto përpjekje. "

Zoran Petrov, zëvendës Ministri i Jashtëm i cili mori pjesë në konferencë, shtoi: "Krime të motivuara nga urrejtja dhe pasojat e gjuhës së urrejtjes kanë preokupuar gjatë kohë autoritetet kombëtare dhe bashkësinë ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, të tilla si OSBE. Të gjitha palët janë duke bërë përpjekje të mëdha në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar për të përcaktuar shkaqet e kësaj dukurie negative dhe për të identifikuar mënyrat për të eliminuar atë. "

"Për të parandaluar krimet e urrejtjes dhe për t’i trajtuar ato  në mënyrë më efikase, në vitin 2009 vendi miratoi ndryshime në Kodin Penal, të cilat prezantuan rrethana tjera rënduese, nëse vepra motivohet nga urrejtja. Procesi i harmonizimit të së drejtës sonë penale në lidhje me krimin e motivuar nga urrejtja do të vazhdojë në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe me standardet tjera ndërkombëtare. "

Konkluzionet e konferencës do të shërbejnë si parime udhëzuese për veprimet e mëtejshme që duhet të ndërmerren nga të gjithë pjesëmarrësit në përpjekjet e tyre për të trajtuar krimet e motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes në kontekstin e legjislacionit vendas dhe praktikës gjyqësore. (INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
Next