
Tetovë, 31 vendime pune për arsimtarët e shkollave të mesme
Në mënyrë solemne të martën janë ndarë edhe 31 Vendime pune për profesorë të shkollave të mesme të Tetovës. Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se ndarja e vendimeve të punës për 31 arsimtarë të shkollave të mesme do të jetë edhe një arsye e fortë që arsimtarët të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre për arsimimin e gjeneratave.
“Ne si komunë japim përkrahjen tonë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në shkollat tona në mënyrë që të ritet edhe cilësia e arsimit. Do të punojmë edhe më tej që të shtojmë investimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe të motivojmë arsimtarët. Nxënësit e këtyre shkollave janë ardhmëria e qytetit tonë, prandaj një arsimim cilësorë do të thotë një ardhmëri më e mirë për ne”, tha Halimi.
Ai porositi arsimtarët të përpiqen sa më shumë të arsimojnë profesionalisht nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë ambasadorët e qytetit tonë.
Ndryshe, ky është cikli i tretë i ndarjes së vendimeve për profesorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës, ndërsa në dy ciklet e para janë ndarë gjithsej 131 vendime pune. (INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
- Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
- Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
- Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
- Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj