advertisement
Fillimi | Maqedoni | Ambasadori kroat njihet me çështjet e BFI-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ambasadori kroat njihet me çështjet e BFI-së

Ambasadori kroat njihet me çështjet e BFI-së

Ambasadori i Kroacisë në Shkup, Zlatko Kramariç në një takim me krerët e BFIM është njohur me institucionet e BFI-së, pronat, zhvillimet e jetës fetare dhe problematikat e tjera. 

Në këtë takim Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi  e njoftoi z Karamariç për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Mes tjerash ai u njoftua edhe për institucionet edukativo-arsimore të BFI-së, për pronat, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për qendrat Islame në diasporë.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ngjarjet e fundit në vend, të cilat kanë sjellur mjaft tensione. Reis ul Ulema vlerësoi se në shtete ku kemi shumë kultura dhe fe, aty nuk duhet ngacmuar ndjenjat fetare. BFI në kontinuitet ka qenë e diskriminuar, në kontinuitet janë dëmtuar xhamitë dhe prona e myslimanëve, në organizime siç ishte Karnavali i Vevçanit ku u fyen gjërat më të shenjta Islame. Politika aktuale që po realizohet nga kjo qeveri është në dëm të këtij shteti dhe se pakënaqësit mund të shfaqen edhe më tepër nga qytetarët e këtij vendi. Gjithashtu u diskutua edhe për vrasjen e fundit ku ef. Rexhepi dënoi aktin e kryer por gjithashtu kërkoi që organet relevante të jenë të matura kur paraqiten para mediave të cilët pastaj njoftojnë opinionin e gjërë për qëndrimet e institucioneve kompetente. Deklaratat e tilla sigurisht se ngacmojnë ndjenjat fetare dhe të njejtat arrijtën që të nxisin tensione dhe të vjen në shprehje urrejtja ndërfetare dhe ndëretnike.

Nga ana tjetër ambasadori, Karamariç vlerësoi qëndrimet e BFI dhe gjithashtu porositi që edhe më tej ky institucion fetar të kontribuojë pozitivisht për interesat e qytetarëve të këtij shteti, pasi që BFI posedon kredibilitet ndërkombëtar dhe autoritet të gjithanshëm. Mbetemi me shpresë se do të kemi vizita të ndërsjellta dhe me çdo respekt ju presim në ambasadën e R. Kroacisë. (INA)


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Policia do të furnizohem me 100 makina “Shervolet Spark”
Ministria e Brendshme do të pajiset me makinat e reja të tipit “Shervolet Spark”. Kjo u bë e ditur sot pasi që u shpallë fituesi ...
image
Besimi-Riker: Integrimi i Maqedonisë, stabilitet për rajonin
Zëvendës kryeministri për çështje Evropiane, Dr Fatmir Besimi sot u takua me zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet evropiane ...
image
Derivatet e naftës më lirë për 1 denarë
Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë do të jenë më lirë për 1 denarë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.  Sipas korrektimit dhe çmimeve ...
image
Kontesti i emrit sipas modelit të negociatave Kosovë - Serbi
Zgjidhja e emrit dhe intensifikimi i dialogut politik në Maqedoni janë dy çështjet kyçe të agjendës së vizitës së Filip Riker në Shkup. ...
image
Xhaferri: Mirëpresim vërejtjet dhe kritikat për M.O
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë  sot ka vazhduar tryeza e rrumbullakët mbi implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ne teme "Diskutim mbi analizën kuantitative ...
image
Ademi - Ivon: Përparime në planin e harmonizimit të detyrimeve në sferën e mjedisit jetësor
Ministri i Ambientit Jetësor të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi dhe ambasadori britanik në Shkup, Kristofer Ivon sot firmosën Marrëveshjen për projektin “Menaxhimi me inkuadrimin drejt BE ...
image
Në Maqedoni ka 35 multimilionerë
Në Maqedoni janë 35 multimilionerë që kanë një pasuri me një vlerë prej 4 miliardë dollarë. Kjo bëhet e ditur sipas një raporti vjetor të World ...
image
Arrestohen 15 veta për trafikim të emigrantëve të huaj (Video)
Ministria e Brendshme sot në Shkup zbardhi të gjitha detajet e arrestimeve lidhur me parandalimin e trafikimit të emigrantëve ekonomik nga Greqia përmes Maqedonisë në ...
image
Mbi 15 mijë kandidatë për 1.600 vende pune
Në konkursin e fundit të shpallur nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” për 1600 vende të reja pune kanë konkurruar 15.600 veta. Nga drejtoria e ...
image
Maqedoni, mbi 2,2 milion ë qytetarë me telefona celularë
Mbi 2,2 milion telefona celularë janë aktiv në Maqedoni dhe shfrytëzohen nga qytetarët e këtij vendi....
image
Struga dhe Ohri 'pushtohen' nga lypsarët
Me fillimin e sezonit veror shtohet edhe numri i lypsarëve në qytetet turistike si Ohër dhe Strugë. ...
image
Shtajnaker: Nuk duhet pritur shumë nga Samiti i BE-së
“Nuk duhet të presim shumë nga Samiti i BE-së gjatë këtij muaji, për shkak se kështu mund të ndodhë dëshpërimi”, ka theksuar ambasadorja gjermane në ...
image
'Po na pengojnë shpirtrat islamofob dhe antishqiptarë'
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi thotë se, në Maqedoni akoma ekzistojnë forca të errta të cilat punojnë kundër shqiptarëve dhe fesë islame....
image
Riker vizitë në Tetovë dhe Shkup
Zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Evroazi, Filip Riker po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. ...
image
Temperatura sot deri në 35 gradë Celsius
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diellë dhe temperatura të larta, ndërsa në orët e pasdites do të ketë vransira. Temperatura e mëngjesit ...
Next