
Gruevski sikur Kina për raportin e SHBA-ve
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë si të parëndësishëm dhe si të zakonshëm raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me të drejtat dhe zhvillimet në Maqedoni.
Mediat dhe portalet opozitare shkruajnë sot Qeveria e Gruevskit sikur Qeveria e regjimit në Kinë ka hedhur poshtë raportin vjetor të administratës amerikane, një raport i rëndësishëm dhe strategjik për politikat dhe prioritet amerikane për të ndihmuar vendet e botës në planin e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
"Kritika standarde që kanë qenë edhe viteve të kaluara", ka qenë reagimi i kryeministrit Gruevski, dje pasi që ka komentuar raportin e DASH.
Sipas tij, nëse shikon raportin për tërë rajonin, poshtë lartë do të shikoni se ka standarde dhe sifda të njejta të përsëritura.
Ndërkohë, një qëndrim refuzues dhe injorues ndaj raportit të DASH kanë shprehur kryesisht shtetet me demokraci të brishtë antiperëndimore, shtetet diktatoriale dhe ato komuniste. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj