
"Shkupi 2014", Rreth 300 mijë euro për fasadim
Komuna Qendër e Shkupit do të harxhojë rreth 300 mijë euro për të ndryshuar dhe meremetuar fasadën e ndërtesave pranë sheshit të Shkupit.
Fasada e re do ti jap pamje të re objekteve që janë pranë përmendoreve të projektit "Shkupi 2014", ndërsa tërë vlera e realizimit të projektit të lyerjes dhe meretimit të pjesës ballore të ndërtesave do të kushtojë rreth 300 mijë euro.
Kompania që ka fituar tenderin është "Bauer BG", e cila ka qenë e vetmja që ka dorëzuar ofertën e saj. Bëhet fjalë për projekt që është pjesë e "Shkupi 2014" dhe që opozita ka shfaqur dyshime për keqpërdorime të mundshme financiare.
Jozyrtarisht mësohet se për lyerje dhe fasadim është shpallur tender edhe për 17 ndërtesa të tjera banimi në pjesën qendrore të kryeqendrës, me ç`rast do të harxhohen miliona euro. Komuna Qendër e Shkupit përmes buxhetit të Qeverisë harxhoi 1,7 milion për rikonstruimin dhe rregullimin e Urës në afërsi të hotelit "Holiday Inn". (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj