
Konferenca e 5 -të Ndërkombëtare për Mjedisin Jetësor – Balwois 2012
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor, Аbdilaqim Ademi hapi sot në Ohër Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Ujrat, Klimën dhe Mjedisin Jetësor– Balwois 2012, nën organizimin e Institutit Ballkanik për Ujra dhe Mjedis Jetësor të Francës, Fakultetit të Ndërtimtarisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi nga Shkupi dhe Shoqata Meterologjike e RM-së.
Ndjej kënaqësi në hapjen e kësaj konference dhe mund të them se Qeveria e Maqedonisë i përcjell nga afër kërkesat e familjes Europiane në sferën e menaxhimit të resurseve ujore dhe me zell i zbaton kërkesat e Direktivave Europiane. Transponimi dhe implementimi i të drejtës europiane për ujra, e parasëgjithash kërkesat e Direktivës Korrnizë për ujrat si dhe Direktivave të tjera është proces i cili zbatohet dhe i cili njëkohësisht është sfidë për ne", theksoi ministri Ademi.
Sipas tij, tre dokumentet bazë për planifikimin dhe zhvillimin e menaxhimit të ujrave në Maqedonisë: Strategjia Nacionale për Ujra, Baza e Ekonomizimit të Ujrave dhe Planet për Menaxhimin e pellgjeve të lumenjve, përcaktojnë politikën me të cilën sigurohet: shfrytëzimi racional dhe ekonomik i ujrave, si dhe mbrojtja dhe zbutja e pasojave nga ndikimi i dëmshëm i ujrave dhe mungesa e ujit, përmbajnë zgjidhje teknike dhe ekonomike për shfrytëzimin racional të ujrave, për mbrojtjen e ujrave nga ndotja dhe për mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të ujrave në bazë të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. (INA)
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (14)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Reagimi i pamatur i Kadaresë – Nexhmedin Spahiu (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj