
"Monstër" rikthehet në debat parlamentar
Operacioni policor "Monstër" ka qenë në qendër të vëmendjes së seancës së sotme parlamentare të pyetjeve të deputetëve.
Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska lidhur me të arrestuarit dhe të paraburgosurit e këtij rasti, duke përfshirë rastin e të zhdukurit për gjashtë ditë të Haki Hazirit, tashmë i paraburgosur në Manastir dhe brutalitetin ndaj femrave të ndaluara shqiptare nga njësitet speciale në korridoret e gjykatës.
“Gjashtë ditë familja dhe opinioni nuk kanë ditur se ku ishte Haki Aziri, ju e arrestuat dhe çfarë ndodhi pastaj, në burg sekrete, në uikend shtëpiza, ku janë ata. Ju sot duhet të prezantoni fakte. Ne jemi përfaqësuesit e atyre ët cilët ju i arrestuat, i baltosët i njollosët me lloj e lloj dezinformatash. Ti do të japësh përgjigje, ku ishte ky person gjashtë ditë, ti duhet të japësh përgjigje pse gruaja nga Haraçina u rrah në korridor të gjykatës, nga ana e policëve, kush janë ata policë. Kaloj një muaj dhe ti s’ke përgjigje, pastaj njëjtë edhe në burg, çdo ditë po rrihen të arrestuarit”, deklaroi shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.
Nga ana e saj, ministrja e MPB-së, Jankullovska ka theksuar se gjatë këtij aksioni janë respektuar të gjitha standardet profesionale dhe rregullat e sjelljes së policëve. Ajo ka shtuar se deputeti Aliu po tenton të manipulojë me të dhënat lidhur me operacionin "Monstër".
“Procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm dhe ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës", theksoi Jankullovska.
Debati ka kulmuar kur ministrja Jankullovska i ka thënë deputetit Aliu që të ketë kujdes se çfarë deklarohet. "Unë punoj në interes të Republikës së Maqedonisë, por nuk e dij se për çfarë interesa ju punoni. Kujdes se çfarë flisni dhe respektoni ligjet", deklaroi Jankullovska.
Ndërkohë, përgjigja e deputetit të PDSH-së ka qenë se nuk mund ta kërcënojë ate dhe se ajo duhet të përgjigjet për të paraburgosurit që siç u shpreh po mbahen si pengje dhe janë të rrahur.
"Mos u nervikosni, bëhuni e qetë. Mua nuk mund të më kërcënoheni, për shkak se nuk jam pjesë e atij grupi servil të shqiptarëve që janë pranë jush", u përgjigj deputeti dhe nënkryetari i PDSH-së, Imer Aliu.
Në seancën pyetje të deputetëve janë parashtruar pyetje edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, dështimin nga Samiti i ]ikagos dhe kërkesa për përgjegjësinë e Qeverisë lidhur me bllokimin e proceseve evrointegruese. (INA)
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
- Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
- Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
- Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
- Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
E shikoni se si ngelin pa fjale edhe Jankullovska edhe Gruevski, keshtu duhet ma shpesh te va boni!
BDI-ja le te rije heshtur si namqor! Populli i ka marr perpara tash.
flm!
Të nderuar, të mos kemi iluzione ne të cilët për çdo ditë i përcjellim lajmet, përcjellim "përfaqësuesit" tonë se për çka angazhohen, për çka interesohen, dhe çka bëjnë vepra konkrete në politikë?! Këto dhe shumë pyetje tani më sillen në një rreth, dhe përgjigje nuk ka! Këto parti politike të gjitha pa përjashtim janë regjistruar në regjistrin e partive politike në bazë të ligjeve të cilat janë në fuqi në Maqedoni, kjo dmth se këto parti politike veprojnë në bazë të ligjeve të cilat me shumicë dërmuese i kanë sjellë sllavët, edhe pse e dimë se pjesën dërmuese të ligjeve shqiptarët i kanë kontestuar apo nuk i kanë votuar, përsëri mëkati bie mbi këto parti shqiptare sepse ato për t'u marrë me veprim politik, pranuan nënshtrimin dhe u regjistruan pra në bazë të ligjeve aktuale në fuqi të shtetit të Maqedonisë! Në këtë kontest, ky "trimi" që ia "kthen fjalën" demek ministres e din se ai ka imunitet politik dhe se e din që asgjë nuk mund t'i ndodhë edhe nëse i thotë asaj lavire, ngase imuniteti politik ia mundëson këtë, ta keni parasysh këtë, e jo të mendoni se ja kjo parti po bën këtë ose atë! Asgjë s'bëjnë, e gjithë kjo "trimëri" është në kuadër të normave dhe lejimeve të imunitetit politik. Partitë tona politike, që të na bindin se janë aty për interesin e shqiptarëve, atëherë ato parti që përfaqësohen në parlament pa përjashtim duhet ta lëshojnë këtë parlament ku shqiptarëve u solli nënshtrimin, përbuzjen, dhe punon ekskluzivisht në interes të nacionaliteteve sllave! Ky parlament duhet të bojkotohet pa hile, kur të largoheni nga ky parlament mos t'ju ri mendja se do të ktheni aty më pa u përmbushur të gjitha obligimet që duhet të përmbushen nga sllavët. Mos t'ju mbaj shpresa se nëse del ajo parti ne do të futemi! Këto lojëra të ndërpriten, ndryshe kot i keni këto "trimëri" që na i tregoni kur jeni në opozitë, dhe një herë që jeni në pozitë zëri nuk ju dëgjohet! Ju e dini, por do ta përsërisim, ju jeni me të vërtetë një garniturë politikanësh tepër të dobët që të përfaqësoni shqiptarët në institucionet kryekëput sllave!
Po te i marim parasysh kushtet ne te cilat punoj dhe veproj PDSH adhe BDI dallimet jan shum te medha ne cfar do aspekti:EMRI,KOHA,STRUKTURA,PROGRAMA,LIDERSHIPI.Etj,etj.Duhet gjith rethanat te analizoeh mir,se po ja futni kot, pastej popullata nuk din ka te ja mbaj.me respekt
Publikoni komentin tuaj