
Komuna e Sarajit binjakëzim me komunën turke Uskudar
Komuna e Sarajit e Shkupit si dhe komuna e Uskudarit nga Turqia sot nënshkruajtën marrëveshjen e binjakëzimit.
Delegacioni nga Turqia i përbërë nga afaristë turk dhe shqiptarë kanë shqyrtuar mundësinë e investimeve në këtë komunë periferike të Shkupit.
Marrëveshja e firmosur për binjakëzim parasheh kushte lehtësuese për investime si dhe stimulim të bizneseve, por edhe bashkëpunim në sfera tjera.
“Binjakëzimi është një hapë i rëndësishëm në përafrimin e dy popujve duke këmbyer përvojat tona me komunën eUskudarit në disa fusha, dhe deri tani është dëshmuar i suksesshëm. Ne nuk dyshojmë se kjo marrëveshje do të sjellë rezultate në shumë sfera”, theksoi kryetari i komunës, Bekim Murati.
Sipas tij, Korridori 8 ndodhet afër Komunës së Sarajit dh është një mundësi e mirë infrastrukturore për investitorët e huaj, pa përjashtuar kompanitë nga Turqia.
Kryetari i Komunës së Uskudarit, Mustafa Kara ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e organizuar, duke shtuar se do të promovojë komunën shqiptare para afaristëve të mirënjohur turq. Delegacioni nga Turqia ka vizituar parkun e Sarajit, kanjonin Matka dhe lokacione të tjera të pasura të kësaj komune. (INA)
Shmanget fatkeqësia mbi hapësirën e Maqedonisë
Dy javë me parë është shmangur përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë mbi qiellin e Maqedonisë. ...- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (12)
- Bejta: Nuk merrem më me Rufi Osmanin, nuk ka legjitimitet (11)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj