
Volers i impresionuar nga mikëpritja e dibranëve
Ambasadori amerikan Pol Volers ka qëndruar sot për vizitë në komunën e Dibrës.
Ai ka zhvilluar takime me drejtuesit e pushtetit lokal, përfaqësuesit e komunitetit fetar islam dhe ortodoks si dhe ka bërë një vizitë në fabrikën e prodhimit të gipsit “Knauf”.
Ambasadori Volers ka theksuar se është i kënaqur nga kjo vizitë, duke u njohur me kapacitetet institucionale, private si dhe jetën shoqërore dhe të komuniteteve etnike dhe fetare në këtë komunë.
“Kemi folur për projekte të shumta që janë të financuara nga ana e USAID, si dhe drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit përmes programeve tjera”, ka theksuar ambasadori amerikan pas takimit me kryetarin e komunës së Dibrës, Argëtim Fida.
Nga ana tjetër, kryetari Fida bëri të ditur se ka informuar ambasadorin Volers për projektet dhe gjendjen e pushtetit lokal.
“Për ne është një nder i madh vizita e mikut tonë më të madh, ambasadorit Pol Volers. Kemi biseduar edhe për mundësitë e investimeve të diasporës sonë në SHBA në vendlindjen e tyre”, deklaroi kryetari Fida. (INA)
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (8)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj