advertisement
Fillimi | Maqedoni | Maqedoni, pritet formimi i bllokut të ri politik shqiptar
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Maqedoni, pritet formimi i bllokut të ri politik shqiptar

Maqedoni, pritet formimi i bllokut të ri politik shqiptar

Në Maqedoni paralajmërohet formimi i një aleance të re politike shqiptare, që do të jetë një bllok i tretë i përbërë nga partitë më të vogla politike.

Nisma vjen si pjesë e Apelit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe shoqatave të tjera shqiptare në diasporë, por edhe nga vullneti i shprehur i disa forcave politike. 

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani i pari ka folur mbi promovimin e kësaj nisme, e cila sipas tij është në fazën e nisjes së bisedimeve. “Ne do të kemi një bllok të tretë të partive më të vogla shqiptare që dikush mund ti emërton si të donë, po që do jenë një  grupim serioz politik dhe i cili besoj në zgjedhjet e radhës do të tregoj një fuqi shumë më të madhe vizavi zgjedhjeve të kaluara”, deklaroi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, duke paralajmëruar së shpejti edhe rezultate konkrete. 

Lidhur me këtë nismë janë deklaruar ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA edhe liderët e dy partive, Kastriot Haxhirexha i Demokracisë së Re (DR) dhe Bardhyl Mahmuti i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH). 

Kreu i DR-së, Kastriot Haxhirexha theksoi se DR që  në Kongresin e saj më 11 Mars e ka theksuar si më se të nevojshme dhe prioritare koalicionimin mes partive politike shqiptare duke mos përjashtuar edhe mundësinë që kjo të bëhet brenda një blloku të tretë politik. 

“Thirrja dhe kërkesa e diasporës shqiptare në Amerikë dhe një përkushtim i sërishëm i ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi na ka nxitur që të mendojmë me seriozisht por fundja dhe të  veprojmë për krijimin e një aleance  të re shqiptare, si një opsion politik për ti dhënë kahje të re proceseve politike të shqiptarëve si dhe procesit të integrimit euroatlantik të vendit”, ka theksuar kryetari i DR, Kastriot Haxhirexha, duke konfirmuar se ka marrë kërkesën e ish-kongresistit DioGuardi dhe të shoqatave shqiptaro-amerikane dhe se pret veprime konkrete dhe intensive midis faktorit politik shqiptarë që është në këtë linjë”, theksoi për INA, Kastriot Haxhirexha.

Sipas tij, DR është për një opsion politik që niset mbi nevojën urgjente dhe thirrjen për unitet nga lobisti shqiptaro-amerikan Joe Dio Guardi dhe kjo nismë duhet të përkrahet dhe të jetë e mbështetur fuqimisht nga subjektet që do të jenë pjesë e një aleanceje të këtillë kombëtare.

Kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti nënvizon se tejkalimi i situatës tragjike në të cilën gjenden shqiptarët në Maqedoni kërkon si parakusht bashkimin përreth një platforme unike që do të synojë realizimin e të drejtave legjitime të popullit shqiptar. 

“Në këtë frymë u bë Apeli publik i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në krye me Ish-kongresistit amerikan, z. Joseph DioGuardi  dhe në këtë frymë janë duke u zhvilluar bisedat në mes RDK-së, DR-së dhe BDSH-së. Qarqet e caktuara që përpiqen të minojnë këtë iniciativë kanë shpërndarë dezinformata sikur gjoja ky Bllok politik është duke u krijuar kundër kësaj apo asaj partie politike shqiptare”, theksoi Bardhyl Mahmuti.

Ai thotë se anëtarëve dhe simpatizantëve të partive politike që refuzuan këtë iniciativë u bëhet e qartë se ky bllok shqiptar nuk formohet as kundër BDI-së e as kundër PDSH-së. 

“Për ne është plotësisht e qartë se vetëm disa individëve të këtyre partive, të cilët për interesa personale apo tejet të ngushta klanore, kanë qenë, me rrotacion, në ‘pozitat’ ushtarake, policore, politike, ekonomike... të Maqedonisë, përderisa populli shqiptarë, pra edhe shumica dërrmuese e anëtarëve dhe simpatizantëve të këtyre partive, ishin realisht në opozitë’!”, theksoi kryetari i BDSH-së. 

Sipas tij, formimi i Bllokut të tretë politik është shpresë se tërësia e energjive intelektuale dhe patriotike do të kanalizohet në nxjerrjen e popullit shqiptar nga kjo gjendje e rëndë dhe realizimin e aspiratave për liri dhe demokraci! 

“Prandaj realizimi i këtij qëllimi ka nevojë për mbështetjen e secilit shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë e mëparshme partiake! Është momenti i fundit që interesi i mirëfilltë kombëtar të vihet para “etiketave” partiake!”, theksoi kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti. 

Siç mëson agjencia e lajmeve INA këtij opsioni të tretë politik pritet ti bashkëngjiten edhe forca të tjera politike si BDK, shoqata joqeveritare, si dhe personalitete politike dhe intelektuale në Maqedoni. Në kuadër të nismës është paralajmëruar edhe formimi i grupimit të intelektualëve që do ti bashkëngjitet kësaj nisme të re politike. (INA) 

 

 

Vlerëso tekstin
4.56

Subscribe to comments feed Komente (23 publikuar):

në 02/06/2012 11:01:59
avatar
i pergezoj per nismen kur e dime patritizmin dhe atdhetarizmin e rufi osmanit ,kastriot haxhirexha dhe bardhul mahmutit qe ti largojm nga skena politike sherbetoret e sllaveve siq jane bdi dhe pdsh dhe qe 20 vite e kan vjedhur popullin shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
13
Agron në 02/06/2012 11:20:45
avatar
Urojme qe me ne fund te behet tok njerezit dhe te fillojne te punojne ne te mire te kauzes kombetare.Suksese dhe angazhim maksimal per thyerjen e stereotipeve ne MK.
Thumbs Up Thumbs Down
10
nice në 02/06/2012 12:20:09
avatar
uroj qe edhe partia demokratike shqiptare ti bashkohet ksaj nisme se per ndrishe ja shton dui-t ni qeverisje te gjat duet 1her e pergjithmon opozita e bashkuar me e zdru ket qeveri se njerzit kan fillu edhe pa buk me mbet shpresoj nje opozit e fort me i cu kta tradhtaret e qeveris ne penzion,pershendetje nga tetova
Thumbs Up Thumbs Down
9
misionari në 02/06/2012 14:02:15
avatar
Tani eshte koha per bashkim te pergjithshem e lere me per bashkim opozitar or cka ti besh MTH i cili eshte misionar i percarjes se shqitareve dhe qe punon per lumturine e pushtetareve ne kurriz te kombit!
Thumbs Up Thumbs Down
9
Observatori në 02/06/2012 15:42:18
avatar
Na mbetet të përshëndesim nismën e këtyre partive politike duke shpresuar se do të finalizohet me sukses. Unë si individ i bashkëngjitëm plotfuqishëm nismës në fjalë dhe tani e tutje së bashku me familjen time vota do të shkon për këtë opsion politik i cili do të përbëhet nga bashkëpunimi i këtyre partive politike. Jam i bindur se me këto parti politike individët e partive të "mëdha" do të veprojnë si unë, sepse ato de fakto ishin opozitë (ose fraksion) gjatë tërë kohës dhe të pa përfillur nga partitë e tyre të cilat me premtime boshe bënë që ato të shpresojnë diç më të mirë për të nesërmen. Këto lloj individësh janë me të vërtetë njerëz të mirë, bujarë, ia duan të mirën tërë kombit e jo vetëm vetvetes, pra këto lloj njerëzish i kanë luftuar klanet brenda-partiake, por pa sukses! Janë lodhur duke qenë të pa përfillur, prandaj i lus si vëllezërit e mi, ejani të gjithë në anën e së drejtës, në anën e vendosmërisë, në anën e ndryshimeve të mirëfillta të cilat do të marrin hov që në ditët e para. Ftoj një sërë analistësh të cilët me analizat e tyre hapur kanë treguar se vetëm uniteti do të bënte që të lëvizin gjërat nga vendi, t'i bashkëngjiten moralisht pse jo edhe fizikisht kësaj nisme e cila do të bënte më të pasur këtë bllok të mirëfilltë kombëtar dhe prosperues në aspektin ekonomik. Të nderuar Rufi Osmani, Kastriot Haxhirexha, Bardhyl Mahmuti, ju priftë e mbara, mua me familjen time tani e tutje më keni me ju.
Thumbs Up Thumbs Down
13
bashkeatdhetari nga SHBA në 02/06/2012 15:58:38
avatar
Z.Diogardi kur u drejtua per bashkim te partive politike ne Maqedoni,nuk e kishte qellimin bashkimin e partive te opozites te luftojne poziten shqiptare.
Z.Diogardi qellimin e ka qe tete politika shqiptare te bashkohet me nji qellim te vetem-mbrojtja e interesit shqiptar ne FYROM.Me kete inisijative qe kane mare partite e opozites per mendimin tim eshte nji ndarje me e madhe sa kjo qe kemi tash.Kush garanton se ky mini bashkim do te ket sukses,deri me tani kemi dy fronte qe jane te gatshme per interesat e tyre te ulen ne sofren e sllavomaqedonasve per te mare nji lemoshe e tash krijojme edhe frontin e trete,qe do te thote elektorati shqiptar te ndahet ne copa qe mua ma kujton periudhen e historise kur mbretnojshin Principatat te shqiptaret.Jo mor vellezer te dashur,ju nuk jeni e as duhet te jeni armiq te njeri tjetrit por ne te kunderten duhet te jeni te bashkum kundra armikut qe haptazi deklarohet se per na duhen dhoma gazi dhe na jemi te mire vetem te vdekur.Kete bashkim na shqiptaret e mergates ne SHBA me ne krye Z.Diogardi e kerkojme,armiku yne eshte sllavomaqedoni e jo na njeri me tjetrin.
Thumbs Up Thumbs Down
-22
sara në 02/06/2012 16:41:48
avatar
gjithsej 500 voto a do merni te 3 partit
Thumbs Up Thumbs Down
-22
Mergimtari nga SHBA në 02/06/2012 18:28:36
avatar
Ju lumte vllezer te Bllokut te ri politik,juve do ta keni perkrahjen e Diaspores Shqiptare ne SHBA Evrope dhe kudo ne bote,populli shqiptar asht lodhur me kto pushtetare qe jan ne kualicion me Sllavomaqedonasit,dhe ceshtjen kombtare e kan hedh mbas shpine tue vrapue mbas korrupsionit dhe Tendereve,dhe ceshtja shqiptare asht ne udhe kryq shqiptaret ne .Diaspora dakordohet plotsisht me LQSH zotin Dioguardin,i cili gjat fjalimit te tij ne TV Koha i dha nji shpjegim te qart ceshtjes shqiptare ne Maqedoni duke permendur edhe dy partite politike qe jan ne pushtet se ato nuk jan duke punuar per interesat kombtare ato bejne cfar u thot shteti,dhe jan bere vazal te Sllavomaqedonasve,para ca ditve lexuam ne INA ku kryetari i PDSH Menduh Thacin thoshte se nera se kthehem ne pushtet une do tva sjell lirine shqiptarve,shtrohet pyetje se ku ka qen deri sot ky tugjar i Tetoves,qe nuk va ka sjell lirine shqiptarve kurse aj asht ne pushtet ka 20 vjet,cfar demagogjije,gjithashtu BDI miret me shperblimet e Dr Muratit qe shpiku VIAGREN,Shqiptaret me ceshtjen e Viagres i kan punet ne rregull SHQIPTARVE u duhet sigurija punsimit pradaj kto njerz duhet sa ma shpejt te distancohen nga skena polotike mbasi,populli nuk ka cka pret prej tyre veq se mashtrimeve genjeshtrave,ku jan kto zotri qe nuk ngren zerin nga torturat qe i behen shqiptarve ne burgun e Manastrit por kan hyre ne bire te hardhuces dhe sbejn ze,por si duket nuk e kan larg pranveren shqiptare,KSHA ne Amerike se shpejti do te dal bashk me LQSHA per nji rezolut ku do te gerkohet ndryshimi kushtetutes dhe Federalizmi multinacional ne maqedoni ku populli shqiptar te jet i barabart me Sllavomaqedonasit mbasi mbas statistikes te NATOS shqiptaret ne Maqedoni perbejne 40% te popullit mirpo subjekti politik nuk eshte ne gjendje qe as te hape gojen per ket manipulim te shqiptarve,prandaj ka ardh koha qe kto mashtruesit e politikes shqiptare te mos manipulojn me popullin se popullit i ka hi thika mbas shpine deri ne kocke.Jemi ne dijeni se ka disa deputet qe jan ne PDSH kan ngit zerin ne Parlament mirpo kto deputet jan ne kontrollin e Tugjarit ose ESAt PASH Toptanit dhe nuk mund te bejn ma shume por asht mir qe kto njerz te ndershun te largohen nga tugjari dhe ti bashkangjiten Bllokut te ri SHqiptar dhe LQSHA,ku do te ndihen te sigurt dhe te sinqert.Se fundit Diaspore Shqiptare ne SHBA i uron pun te mbare bllokut te ri Politik dhe perkrahja diaspores do te te ken pa rezerve deri ne fitore te plot.RRoft Populli Shqiptar ne nji UNITEt rreth BLLOKut te ri SHQIPTAR.
Thumbs Up Thumbs Down
18
Fakti në 02/06/2012 20:12:43
avatar
Urime Urime Urime !
Por kush do bëhet kryetar se?
oppoppoppopooooo !!!!!!!!!!!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
-10
rasim në 02/06/2012 20:48:02
avatar
per shkakun e juj nuk u mposht bdi se i futet hunt aty ku sduhet, mos bani prap eksperiment, se as qe ju njeh poplli, ka opozit tvertet ajo asht pdsh
Thumbs Up Thumbs Down
-20
1 2 3 next total: 23 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
Abdulla Qazimoski, kandidati për kryetari i Këshilit tKomunal të Strugës, i propozuar nga kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela,nuk ka marrë votat ...
image
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...
image
Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend....
image
Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion nga Turqia, nga kompania “Haznedar”, të kryesuar nga z. Sait Koseoglu dhe drejtori i kompanisë “Vardar Dellomit”, në Gostivar, z. Remzi Abdullai. ...
image
Volebek ligjëratë në UEJL
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, Komisionari i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare (KLPK) Knut Volebek do të mbajë fjalim me ...
image
Loja hipokrite e Qeverisë së Kosovës me kodin telefonik
Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, Kuvendi miratoi rezolutën për zëvendësimin e tri kodeve aktuale telefonike me kodin e Republikës së Shqipërisë (+355)....
image
Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
Numri i kërkesave për azil të qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani vazhdon të jetë alarmant. Sipas Shërbimit federal për migracionit dhe refugjatë, në muajin prill ...
image
Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë
“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet", deklaroi sot raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Hovit. ...
image
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...
image
Delegacioni parlamentar i Maqedonisë vizitë dyditëshe në Prishtinë
Delegacioni parlamentar për çështje evropiane i Parlamentit të Maqedonisë sot po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Delegacioni i përbërë nga kryetari i këtij komisioni, ...
image
ONE, promocion për Boom TV
Një freskim i ri me Boom TV. Operatori i telekomunikacionit ONE bën zbritje të abonimit mujor në segmentin e Boom TV për 50%, për të ...
image
TIKA pajisje kompjuterike për Gjykatën e Apelit në Shkup
Në Gjykatën e Apelit - Shkup, sot në mesditë do të realizohet pranim dorëzimi i donacionit të paisjeve kompjuterike nga ana e Agjensionit qeveritar turk ...
image
Më shumë martesa dhe më pak divorce në Maqedoni
Më shumë martesa dhe më pak divorce janë regjistruar në tremujorin e parë të vitit të kaluar në Maqedoni. Sipas të dhënave të publikuara të Enti ...
image
"Dinjiteti" thirrje BDI-së: Bëni presion Kosovës
Partia Politike “Dinjiteti” kërkon nga ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti por edhe nga partia shqiptare në pushtet, që ti bëjë presion diplomatik qeverisë së Kosovës ...
image
Erë, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
Reshje të rrëmbyeshme prej rreth 30 litra në metër katror dhe vende vende me kushte për paraqitje të izoluar të breshrit priten sot, në orët e mbrëmjes dhe nesër. ...
Next