
Thaçi e Meta diskutuan për situatën në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi ka takuar sot në selinë qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta.
Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike për vendin dhe rajonin, zhbllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë, shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë dhe tema të tjera politike.
Pas takimit Kryetari i LSI-së z.Meta ka theksuar rëndësinë e integrimit në strukturat euro-atlantike për gjithë kombin shqiptar:
“Kombi që ka përfituar më shumë nga era e re europiane është kombi ynë dhe këtë e tregon fakti që Shqipëria është antare e NATO-s dhe synon të marrë statusin, fakti që Kosova është e pavarur dhe po shkon drejt njohjeve dhe shqiptarët në Maqedoni po përpiqen të ecin drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë europian. Anëtarësimi Maqedonisë në BE dhe NATO do t`i shërbejnë sigurisë së rajonit ndërsa shtoi se edhe Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar por qytetarët e saj duhet të lëvizin lirshëm pa viza.
Ndërsa Kryetari i PDSH-së u shpreh se në takim u diskutua mbi çështje të cilat shqetësonin qytetarët e Maqedonisë.
"Është nder që takohem me Metën si një personalitet i rëndësishëm në politikën shqiptare. Në takimin me Metën biseduam për çështje të cilat shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. Ku çështja kryesore është ajo e zhbllokimit të procesit integrues të Maqedonisë. Unë e di që prezenca ime keqinterpretohet në Maqedoni. Rrimë me shpresë për të çuar para bashkëpunimin mes dy vendeve”, është shprehur Kryetari i PDSH-së z. Thaçi. (INA)
Maqedonia nuk rrezikon BE me azilkërkues
Qytetarët e Maqedonisë nuk janë në listën e Bashkimit Evropian ku bëjnë pjesë vendet kërcënuese me fluks të madh të azilkërkuesve. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj