
As kriza ekonomik nuk e ndalon “Shkupin 2014”
Ribalanci i parë i buxhetit shtetëror për vitin 2012 nuk ndaloi ndërtimet dhe investimet jo produktive në realizimin e projektit “Shkupi 2014” .
Ministri i Financave, Zoran Stavreski ka shpjeguar se ndërtimet nuk ndikohen nga shkurtimi i buxhetit prej 120 milion eurove.
Mirëpo ai, nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme lidhur me financimin e projektit famoz në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian po përjetojnë një krizë ekonomike ndërsa e njëjta sipas ekspertëve po reflektohet edhe në Maqedoni.
Ekonomistët dyshojnë se vetëm paratë e taksapaguesve janë të mjaftueshme për ta mbajtur gjallë këtë projekt. Disa prej tyre besojnë se qeveria po shpenzon fondet e fundit të huazuara nga bankat e huaja dhe institucionet tjera financiare për të paguar riorganizimin kryeqytetit të Maqedonisë.
“Pa marrë parasysh se në çfarë mënyrë është bërë financimi i Projektit 2014, në afat të gjatë barra do të bjerë mbi taksapaguesit”, thotë Abdulmenaf Bexheti, profesor i ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë
Sipas tij, qeveria do të mundohet ta financojë këtë projekt duke marrë kredi të reja nga institucione financiare si dhe duke shitur bonot shtetërore.
Opozita shqiptare ka kritikuar rebalancin e buxhetit duke akuzuar se janë shkurtuar edhe ato pak mjete të parapara për investime dhe zhvillim të projekteve që kanë të bëjnë me shqiptarët, kryesisht projekte infrastrukturore.
Qeveria ka bërë rebalancin e parë me arsyetimet për shkak të krizës në Evropë dhe ndikimit të saj në zvogëlimin e aktivitetit ekonomik në Maqedoni.
Me ribalancin ka zvogëlim mes 4,5 dhe 5 për qind, gjegjësisht zvogëlim të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore është për 7,6 miliard denarë dhe zvogëlim të të ardhurave buxhetore për 7 miliard e 390 milion denarë. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj