advertisement
Fillimi | Maqedoni | Zjarrfikësit shpëtojnë mjellmat
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Zjarrfikësit shpëtojnë mjellmat

Zjarrfikësit shpëtojnë mjellmat

Pjesëtarët e Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Struga, me ndihmën edhe të qytetarëve, kanë ndërmarrë një aksion për të ndihmuar e shpëtuar mjellmat që depërtojnë nga ujërat e Liqenit të Ohrit, në lumin Drin.

Në kërkim të ushqimit, çiftet e mjellmave së bashku me mjellmat e vogla-pasardhëset e tyre- jo rrallë nga ujërat e Liqenit të Ohrit, depërtojnë në lumin Drin, duke shfrytëzuar rrjedhën e lumit nga liqeni, por hasin në vështërsi që sërish të kthehen në hapësirat e Liqenit të Ohrit. Pengesë e pakalueshme është pikërisht rrjedha dhe rrëpishmëria e ujit që ndahet në portat e shkarkimit të Liqenit të Ohrit në lumin Drin. Për shkak të këtyre pengesave natyrore, mjellmat mbeten në Drin, dhe shpëtimi i vetëm është intervenimi i ekipeve të specializuara për kapjen (që nuk është aq e lehtë) dhe transferimin fizik në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Një aksion i tillë i pjesëtarëve të Njësisë territoriale të zjarrfikësve është zhvilluar edhe sot (krahas atyre të ditëve më parë), që kanë shpëtuar një çift mjellmash së bashku me zogjtë e tyre, mjellmat e vogla. Ky aksion ka zgjuar kureshtjen e shumë qytetarëve, kalimtarëve të rastit dhe mysafirëve që aktualisht ndodhen në Strugë. (INA)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Tre fëmijë të zhdukur akoma pa asnjë gjurmë
Ministria e Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë tre viteve të fundit është në kërkim të tre fëmijëve të zhdukur, për të cilët deri ...
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
Next