
BDI dhe PDSH akuza për “Shkupi 2014”
Dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë shkëmbyer sot akuza lidhur me projektin “Shkupi 2014”.
Dy partitë kanë akuzuar njëra tjetrën për përgjegjësi në realizimin e projektit “Shkupi 2014” në kuadër të Qeverive të koalicionit me VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevskit.
Derisa BDI ka theksuar se projekti është nisur nga bashkëqeverisja e PDSH-së me VMRO-DPMNE në mandatin 2006 – 2008, PDSH ka nënvizuar të kundërtën duke nënvizuar se ky projekt është realizuar nga periudha e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në vitin 2008 e më tej.
“Ali Ahmetit në stilin e tij konfuz e demagog, servil e gënjeshtar, u mundua që të manipulon opinionin në lidhje me projektin Shkupi 2014” Ky projekt për herë të parë është promovuar në ekspozenë e kryeministrit në ditën e votimit të qeverisë VMRO-BDI në parlament në gusht të vitit 2008, promovimi 3D i këtij projekti është bërë më datë 4 shkurt të vitit 2010, ku në qeveri ishte VMRO me BDI-në, ndryshimet në planin detal urbanistik të komunës Qendër dhe në planin gjeneral urbanistik të Qytetit të Shkupit për SHKUPIN 2014 janë bërë në vitin 2009 ku me qytetin e Shkupit udhëheq VMRO me BDI-në”, theksoi sekretari organizativ i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Sipas tij, mjetet për realizimin e këtij projekti që arrijnë vlerën deri më tani disa qindra miliona euro janë ndarë nga buxheti i shtetit edhe atë në vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012, si dhe me aq rebalance që janë bërë në vitin 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku janë shtuar mjetet për projektin “Shkupi 2014”, janë ndarë edhe me votën e vet Ali Ahmetit ,deputetëve të tij në parlament, ministrave të tij në Qeveri dhe këshilltarëve të tij në qytetin e Shkupit.
Ai nënvizoi se gjatë qeverisjes 4 vjeçare të koalicionit VMRO-BDI ndërtohen kisha e kryqe, kuaj e luaj, Aleksandra e Filipa, Car Samoila, Nikolla Kareva, Goce Dellceva, përmendore të Branitellave, fontana e Porta Triumfale, rrethoja urash e shelgje në lumin Vardar.
Ndërkohë, është kundërpërgjigjur edhe BDI duke akuzuar se projekti “Shkupi 2014” mban firmën eksluzive të Partisë Demokratike Shqiptare.
“Deklarata e ish nënkryetarit të PDSH, Iljaz Halimit, që PDSH përkrah ndërtimin e Kishës në qendër të Shkupit dhe që PDSH-së nuk i intereson edhe nëse ndërtohen plotë kisha të tjera në Shkup, e tregon qartë autorësinë e PDSH mbi proektin kontraverz Shkupi 2014. Kjo kishë sot nuk qëndron mbi shtëpinë e lindjes së Nënës Terezë sepse BDI përmirësoi gabimet e PDSH- së. Autori tjetër i projektit Shkupi 2014 është Arifhikmet Xhemaili në cilësinë e Ministrit të Kulturës së PDSH-së në kohën kur u miratuan vendimet për projektin monoetnik dhe monofetar, projekt të cilit BDI ia ndryshoi tërësisht karakterin duke përmirësuar gabimet e PDSH”, thekson BDI, duke shtuar se kjo parti duhet të jap llogari para shqiptarëve për projektin Shkupi 2014, për vrasjen e demokracisë në vend, për uzurpimin e institucioneve të vendit dhe për qëndrimet kundër Kosovës dhe Shqipërisë. BDI ka nxjerrë dy dokumente me të cilat thekson se Projekti “Shkupi 2014” daton nga bashkëqeverisja PDSH me VMRO-DPMNE. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj