
Shqiptohen dënimet për grupin “Mafia e Frankfurtit”
Gjykata Themelore e Shkupit ka shqiptuar dënimin për anëtarët e grupit mafioz të ashtuquajtur Mafia e Frankurfit, të gjithë shtetas të Maqedonisë.
Spase Dimovski- Ajduk, i njohur si udhëheqësi i këtij grupi është dënuar me 13 vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij Zoran Manaskov me 11 vite burg.
Grupi tjetër prej 10 vetave të përfshirë në këtë akuzë gjatë një operacioni të koduar “Dirigjenti” u dënuan me dënime minimale deri në 2 vite me kusht.
Mafia e Frankfurtit ishte një operacion i realizuar në bashkëpunim me policinë austriake dhe gjermane, ku grupi i përbërë kryesisht nga maqedonas nga Velesi dhe Shkupi ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, si dhe në vepra të tjera kriminale. Siç bëhet e ditur, ky grup organizonte trafikimin dhe shitjen e drogës në Gjermani dhe Austri dhe tërë operacionet dhe shitja kishte si seli Maqedoninë. Në fund të vitit 2010 grupi u arrestua në Veles dhe Shkup, pas një bashkërendimi të aktiviteteve policore gjermane, austriake dhe policisë së Maqedonisë. (INA)
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj