advertisement
Fillimi | Maqedoni | Ahmeti: Po realizojmë të drejtat e shqiptarëve
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ahmeti: Po realizojmë të drejtat e shqiptarëve

Ahmeti: Po realizojmë të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij me rastin e 10 vjetorit të BDI-së të organizuar me një pritje për korin diplomatik ka theksuar mbrëmë se janë bërë të arritura të mëdha për shqiptarët në Maqedoni, pas pavarësimit të saj.


"Viti 2001 solli ndryshimin vendimtar në karakterin e shtetit duke krijuar Maqedoninë e Re, një Maqedoni e cila do ti takonte çdo qytetari, pa marrë parasysh etninë, religjionin, apo bindjet politike. Proekti për Maqedoninë e re, i mëshiruar në Marrëveshjen paqësore të Ohrit, kërkonte vullnet të qeliktë dhe realizim të përpikshëm nga forcat politike në vend që kishin përqafuar frymën e babarësisë. Pikërisht këto ishin parametrat e rrugës sonë të re të pashtruar, të cilën filluam ta ndërtojmë dhjetë vjetë më parë, në mënyrë që të lejmë gjurmë dhe të gjykohemi për atë që kemi bërë",theksoi Ahmeti. 

Sipas tij, parametrat kryesore të rrugës së BDI ishin dhe mbeten: Marrëveshja e Ohrit e cila shënoi përfundimin e luftës dhe fillimin e proçesit politik,  integrimi i shqiptarëve nëpërmjet arritjes së barabarësisë dhe shtetformësisë dhe;  integrimi në strukturat eurotlantike ku do ta ndërtojmë të ardhmën tonë të përbashkët, etj.

Ai theksoi se gjurmët e para gjatë ndërtimit të rrugës së pashtruar në mandatin e parë ishin ndarja teritoriale, decentralizimi, mos-diskriminimi, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, procedurat e veçanta parlamentare, arsimi sipëror në gjuhën shqipe, shprehja e identitetit kombëtar dhe zyrtarizimi i Univerzitetit Shtetëror të Tetovës,etj. 

Ahmeti ka folur edhe për qeverisjen e PDSH-së me VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se "ndërtimi i rrugës tonë hasi në pengesa serioze në vitin 2006 me ç’rast, uzurpimi 16 muajsh i institucioneve, dëmtoi të arriturat dhe parimin e qeverisjës së drejtë dhe legjitime nga përfaqësuesit e zgjedhur të të dy komuniteteve shumicë në vend".

"Rivendosja e rrugës në trajektorën e saj të vërtetë dhe ndalimi i rrënimit të të arriturave në vitin 2008, kishte kosto të lartë, kosto e cila dëmtoi rëndë demokracinë në vend. Sanimi i dëmeve filloi me vendosjën e demokracisë së mirëfilltë, respektimin e votës dhe rikthimin e karakterit multietnik të veprimeve qeveritare", duke numëruar projekte tjera që sipas tij janë themelimi i Muzeut të Lirisë në Shkup, institucionalizimi i Muzeut të Alfabetit në Manastir, shënimi i 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, 100 vjetorit të Lindjes së nobelistës shqiptare Nënë Tereza, vendimin për vendosjen e shtatorëve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhati Agollit si dhe miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ahmeti sërish përmendi një nismë për të tubuar gjithë spektrin politik për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. (INA)

 

Vlerëso tekstin
2.14

Subscribe to comments feed Komente (8 publikuar):

arber vishtica në 12/06/2012 23:00:59
avatar
Ahhhhahhhahhhha
HAHAHAHAHAAAAAA
OHooooohoooo
Ahahahahahaa
Cfar Vici mu derdh tuj kesh
Ahahahahahhhh



hahahahahhh
Thumbs Up Thumbs Down
4
Willi - DC në 12/06/2012 23:34:19
avatar
Martin Luter King Jr. ishte ne balle te çdo proteste deri ne frymen e fundit dhe asgje nuk mundi t'a korruptoje. Ai kurre nuk u beri bisht kerkesave per te drejta te barabarta dhe aspak nuk u perkul nga presionet e qeverise, apo nga dyshuesit brenda levizjes civile qe drejtonte. Ju citoni MLK te kete thene: "E drejta e vonuar është një e drejtë e mohuar"(Justice delayed is justice denied). Ne shqip duhet te qendroje: "Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar". Kjo fjali qe perdoret ne gjyqesi, eshte thene nga William Ewart Gladstone, ndersa besohet se burimin e pare e ka ne Magna Carta. Fjalia sherben per te sqaruar vonesat ne kontestet gjyqesore, e jo per te drejtat e neperkembura politike. Megjithese jane fruta e rriten ne peme, mollet mbeten molla dhe dardhat mbeten dardha.
Thumbs Up Thumbs Down
2
Gostivari në 13/06/2012 00:25:42
avatar
E lus redaksine ne emer te populli qe nuk prezentohet nga ALIA qe te mos botojne me kesi lloj genjeshtrash. Ky eshte njeri me pension per .... Ky thote se na qenkan qytetaret e barabarte ne IRJM. Ky nuk di se cka flet, por gjermanet kane nje fjale te urte e cila thote: "Cdo popull e meriton udheheqesine qe e ka". Le ta nxjerrin ata qe e kane votuar tani, se ky nuk del nga qeveria sllavomaqedonase.
Thumbs Up Thumbs Down
2
dani në 13/06/2012 01:49:50
avatar
PER ZOTIN JE TU I VRA SHQIPETARET SI SHOHIM E KOMANDANTET I RREGULLOVE TASHI POPULLATES SHIKON SI E SI TI SHIKOSH NEPER BURGJE E DUKE TU LUTUR TI PUNSOSH ME MIRE ESHTE TE IKISH NE BURGE SE SA RRI NE KOLLTUK , IK BEJE FAKULTETIN TEK PUTINI SEPSE VLLA E KE AKOMA JE LEVIZJE E KOMUNISTE E SLLAVE
Thumbs Up Thumbs Down
1
shkupjani lll në 13/06/2012 07:48:35
avatar
Bravo,bravo,bravo!.Po realizon projektetet antishqiptare,ua vulose robrin shqiptareve te maqedonis.
Ti je shqiptari me i vetbegjinisur,qe arite te i mashtrojsh shtresen me te ulet te njerzve dhe pseudo intelektualet qe fatkeqsisht eshte nje numer bukur i madh.
Thumbs Up Thumbs Down
3
kercov në 13/06/2012 08:28:39
avatar
Z.Ali Ahmeti sa bukur e sa hije tepaska te ato kolltuket te likures te dalish ne emer te shokve si ivrave e i eliminove me ato SLAVET e shtetit artifical nuk ke turp te japish lavdata se sa te drejtat ike prue ne ki shtetin Artificial ae dini se sa Nanat ike lan pa Djem esa motrat lae pa Vëllazni e sa Fmin ke lan jetima mbas luftes.Kthe kryt mbrapa qysh Vajtojn Ato Nëna efmi more zotni.Aedin se Djemt jan neper Burgjet Sllave vetem evetm pse e kerkojn Gjuhen edhe Flamurin edhe Abetaren SHQIPTARE dhe KOMBTARE te Qoft Haram Gjiri i NËNES SHQIPTARE qe taka dhanun ty.Mendohu pak se ne emer te shokve te IDEALIT dh të Deshmorve ty ato Shkie Sllav te dekoruan me diploma profesor e Doktor ku ne Zvicer ishe Mallterxhi i ndertimtaris dhe dikur ubone i cmendur e mjeket e Zvicres ta dhan pensionin invalidor.Hallall te Qoft.
Thumbs Up Thumbs Down
3
Ylberi në 13/06/2012 13:03:08
avatar
O Zot po cfare njerez pa ftyre paskan qen keta te DUI-t ne krye me liderine tyre tradhetar.
Na shkaterun maqedont ne cdo aspekt ky ende thote i realizojme te drejtat e shqipetareve cilat te drejta i ke rezlizu o A.A. pse nuk te vjen TURP te genjesh popullin.
Ik nga skena politike ti dhe klani i juaj famekeq.
Thumbs Up Thumbs Down
0
në 13/06/2012 13:04:21
avatar
Kullot Bace ne Livadhe te Babes se ke xhete Popull GJUMASH e pa Busolle ,e verteta dhemb po duhet than :Cka pret prej nje Populli qe gjysmen e Territoreve i ka jasht Trupit d.m.th se ai eshte "INVALID".
nga kjo rrjedhimisht edhe me Udheheqesa INVALID si ki far Taraku me Dokument Zvicere,si aj Taraku tjeter Thaqi e ....
Shqiptarev saher ju del Gjumi vone historikisht mandej krejt Boten Fajtor e najm per DESHTIMET tona jo 193 jo Berlini JO lONDERA jo Hamami jo Fortuzi ....
E tash sidomos kto 10 vjete e fundit KURR SHANSA MA TE MIRA NE HISTORI SKAN PAS SHQIPTARET po pse jemi te Gjymt dhe i zgjedhim "GJYSMAKET" te na Udheheqin kush sna ka faj o Vllazni.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
“Shën Kirili dhe Metodi”, festë në Shkup dhe Sofje
Në Maqedoni sot është ditë feste shtetërore me ç`rast shënohet 24 maji – Dita e shenjtëtorëve dhe mësuesve mbarësllavë dhe të ashtuquajtur maqedonas “Vëllezërit Kirili ...
image
Çitaku priti komisionin për çështje evropiane të Maqedonisë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në një takim pune Komisionin për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Maqedonisë. Në këtë takim u ...
image
Demolohet Shtëpia e Kongresit të Alfabetit në Manastir
Sulmi ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. ...
image
Hapja e dosjeve në Beograd për lustrimin në Maqedoni
Parlamenti Evropian mbështet procesin e lustrimit në Maqedoni, por kërkon edhe hapjan e arkivave dhe dosjeve të shërbimeve sekrete që gjendjen në Beograd. ...
image
Ahmeti: Shtyerja e zgjidhjes së emrit rrezikon hapjen e çështjeve tjera
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takime të ndara në selinë e partisë në Tetovë Knut Volebek, Komisar i ...
image
Thaçi - Volebek për zhvillimet në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Komisarin e Lartë të OSBE-së për pakica, Knut Volebek. Në takim u bisedua ...
image
Dënime me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi dënimet me burg për 86 të akuzuarit për rastin “Kalldërma”, të cilët janë punonjës të pikave të pagesave rrugore në ...
image
AI: Përkeqësohen marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Organizata Amnesty International nxorri raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë që mbulon periudhën janar-dhjetor 2012. ...
image
PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë
Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian. Rezoluta ...
image
Ivanov: Nacionalizmi po e helmon sportin në Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dënoi ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, të cilat kanë sjellë deri në ndërprerje të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Shkëndisë. ...
image
Zvicra dhe Maqedonia me Strategji për Bashkëpunim (2013 – 2016)
Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Zvicrës me Maqedoninë periudha 2013-2016, që nën ...
image
Universitetet shqiptare organizuan projektin artistik ,,Ura me tri harqe”
Projekti artistik ,,Ura me tri harqe”, këtë vit u prezantua para publikut në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, dhe u organizua nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arteve nga Republika e Shqipërisë. ...
image
Franca mbështet Sekretariatin për çështje evropiane
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Francës në Maqedoni SH.S. zonja Lorens Oer, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për vitin 2013 - 2014. ...
image
Arrestohen tetë persona për përfshirje në krim me kartela bankare
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në një operacion të organizuar ka arrestuar tetë persona në Shkup dhe Kumanovë, që ishin përfshirë në ...
image
Bejta: Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kryqit në fshatin Zdunjë
Kryeatri i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka bërë të ditur qëndrimin dhe vendimin për ndërprerjen e punimeve lidhur me ndërtimin e një kryqi në oborrin e kishës së fshatit Zdunjë. ...
Next