
Ibrahimi: Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike dekor i Parlamentit
Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi duke hedhur kritika në adresë të BDI-së deklaroi se Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike është dekor i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
“Sot ishim dëshmitarë të një turpi tjetër të BDI-së. Deputetet e kësaj partie, dje vet konvokuan mbledhje të Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe të njëjtët sot e bllokuan mbledhjen duke mos marrë pjesë në këtë mbledhje dhe duke mos u siguruar kuorumi i nevojshëm”, deklaroi Ibrahimi.
Ai tha se, gjatë katër viteve të qeverisjes VMRO-BDI shqiptarët u maltretuan, u burgosën, u tortoruan, u kidnapuan dhe u vranë, ndërsa BDI-ja asnjëherë nuk e pa të arsyeshme që Komiteti të debatojë në lidhje me këtë terror dhe dhunë.
“Përkujtojmë: egezekutimin e Harun Aliut me shokë, ligjin për natalitet vetëm për gratë maqedonase, maqedonishtja nga klasa e parë, Shkupi 2014, kisha në Kala, rrahja e shqiptarëve në Nerez, ulurimat dhe ofendimet antishqiptare të tifozëve maqedonas, Vevçani, vrasja e dy të rinjve në Gostivar, rrahja e nxënësve shqiptarë dhe së fundi akcioni policor "Monstra". Për asnjërën nga këto raste BDI-ja nuk e pa të arsyeshme që të trajtohet në këtë Komitet”, shtoi deputeti i PDSH. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj