
BDI dhe PDSH ashpërsojnë akuzat
BDI dhe PDSH edhe sot kanë vazhduar përplasjet me akuza lidhur me ate se cila prej tyre është fajtore për realizimin e projektit “Shkupi 2014”.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi sot në një konferencë të organizuar me gazetarët ka theksuar se PDSH-ja është bashkautorë e projektit “Shkupit 2014”.
“Shqiptarët e dinë shumë mirë se autori ekskluziv i projektit ‘Shkupi 2014’ është PDSH-ja gjatë qeverisjes së paligjshme dhe drejtimit të Ministrisë së Kulturës nga Arifhikmet Xhemaili”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Ademi.
Sipas tij, veprimet e PDSH-së janë të njohura dhe se ato tradicionalisht i kanë sjellur dëme shqiptarëve në Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka akuzuar PDSH-në edhe për qeverisjen e saj me VMRO-DPMNE gjatë vitit 2006.
“Shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë uzurpimin 16 mujor të institucioneve shtetërore nga ana e PDSH-së, pa vullnetin e shqiptarëve, si dhe dështimin e tyre në këtë qeverisje. Asnjëherë nuk harrohen moratoriumi për çështjet etnike, mosnjohja e Kosovës, instalimi i regjimit me viza me Shqipërinë, respektimi i marrëveshjes Serbi – Maqedoni mbi kufirin e Kosovës, mosrealizimi i demarkacionit, abrogimi i Ligjit për Flamur, inferioriteti dhe serviliteti ekstrem, gërmimet politike në Kalanë e Shkupit dhe shumë padrejtësi institucionale ndaj shqiptarëve”, theksoi Ademi.
Nga ana tjetër, PDSH është kundërpërgjigjur për projektin “Shkupi 2014” dhe realizimin e busteve të Aleksandërit të Madh dhe të Skënderbeut në Shkup.
Deputeti dhe sekretari organizativ i PDSH-së, Bekim Fazliu ka theksuar se sa i përket vendosjes së përmendores së Skënderbeut, dhënien e lejes e ka bërë PDSH në kuadër të Qytetit të Shkupit gjatë qeverisjes së saj në kryeqendër si partnere e koalicionit me një nga partitë maqedonase.
“PDSH-ja mban vulën dhe realizimin e shtëpisë së Nënë Terezës, Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërorë të shqiptarëve dhe dhënien e lejes për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Shkup. Projekte tanimë të prekshme dhe jo premtime boshe të tipit Ali Ahmetjan -BDI, që prej 2010-ës shesin pallavra se do vendosin edhe 2-3 figura të shqiptarëve në shesh të Shkupi, por që shqiptarët nuk i shohin askund, kjo i ngjan hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc”, theksoi Bekim Fazliu.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me vendosjen e bustit të Aleksandërit të Madh.
Sipas Fazliut, Ahmeti ka deklaruar se vendimi për vendosjen e Aleksandërit të Madh është marrë gjatë qeverisjes BDI dhe LSDM, e cila tashmë është në opozitë.
“Dmth sipas Aliut, Aleksandrin e ideoi me LSDM-në, ndërsa e realizoi me VMRO-në. Pra emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është çdoherë Ali Ahmeti, i cili herë është me Cërvenkovskin e herë me Gruevskin dhe asnjëherë me shqiptarët”, theksoi deputeti Fazliu, duke pyetur se me cilën parti BDI ideoi përmendoret e sllavomaqedonasve tjerë të vendosur në sheshin e Shkupit. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Po ju cka bete:i gjetet Brodecaset me dobet, i cnjerzuat,i torturat,dhe ne fund i masakruat bashk me 'CRNA RUKA'organizaten tehroriste SERBE.Kete nuk e them une,por e the ish Kryeministri i KOSOVES z.Agim Ceku.Ju mendoni se populli han bar por jo,denimin do ta merni pikrisht prej atyre qe ju bene mbretri! me peshtim do te ju rezojn.Po ju ku do te shkojni? zaten Alija e kishte kete gajle.Ti Abdilhaqim e ke MISTRIN,po Alija a ka ndonji zanat,pervec qe i han cigaret?.
Publikoni komentin tuaj